Avokati i Popullit të nisë një hetim për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit politik Ilir Meta dhe të burgosurit ordiner Erion Veliaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në konferencën me gazetarët se Avokati i Popullit duhet të nisë një hetim për dhunën ç’njerëzore ndaj të burgosurit politik, Ilir Meta.

Po ashtu, sipas Berishës, hetim duhet të kryhet edhe ndaj rastit të të burgosurit ordiner sipas tij, Erion Veliaj.

“Së fundmi, informacione të besueshme, për të cilat unë kam bërë denoncime, sjelljet në burg ndaj Ilir Metës, kryetarit të PL, janë çnjerëzore, janë politike, janë absolutisht të dënueshme.

I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit.

Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj.

Partia Demokratike ka bërë me dhjetëra e dhjetëra protesta për arrestimin e këtij delinkuenti, i cili është akuzuar as për 20 përqind të krimeve që ka kryer.

Por, cilido qoftë i burgosuri, trajtimi i tij në përputhje me rregullat dhe kodin e trajtimit të të burgosurve, është standardi i domosdoshëm për çdo vend anëtar të Këshillit të Europës.

Vijnë të dhëna se ndaj këtij të burgosuri janë kryer manipulime dhe akte të rënda, të dënueshme ndaj dhe unë i kërkoj Avokatit të Popullit të nisë një hetim të plotë edhe për qëndrimet ndaj këtij delinkuenti ordiner, por që në një vend anëtar të Këshillit të Europës gëzon ato të drejta që ligjet e vendit u njohin personave të burgosur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Rama nuk ka vendosur ende për fatin e Veliajt! Po negociohet sa vite burg do të bëjë!

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën dhe deputeti i zgjedhur, Belind Këlliçi, në një …