Banorët e lagjes në zonën e Freskut janë të indinjuar nga situata alarmante që po ndodh prej muajsh në sheshin e vetëm të pallatit, i cili dikur shërbente si vend për lojëra fëmijësh dhe pushim për familjet. Ky shesh është zaptuar dhe është kthyer në lokal nga Artur Kala, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, e drejtuar nga Mirela Kumbaro.
Banorët thonë se ndërtimi është bërë pa leje, ndërkohë që ambienti është kthyer në vatër zhurmash, alkooli dhe degradimi të përditshëm.
“Artur Kala drejtori i Mirela Kumbaros, drejtor i përgjithshëm i agjencisë kombetare te pyjeve. Ne fresk mire qe e ka ber pa leje lokali SARK por dhe dehen e behen tap sa muajin qe shkoi kerciti arma ne fresk sa u terrorizua e gjithe lagjja dhe e mbajten te fsheht ngjarjen dhe ne komunikat e deklaruan me iniciale qe u vetplagos padashje me arme nderkohe eshte i vetmi qe nuk eshte prekur pasi pretendon se eshte dhe mik i ngusht me Ministrin e Brendshem.
I vetmi shesh qe ishte i pallatit qe loznin femijet e rrinin grat mbasdite anonim te lutem. Pervec zaptimit te hapsires se vetme publike llumit qe mblledh aty brehorimave qe dehen cdo darke e kan kthyer kte cep te lagjes ne pisllekun me te madh te mundshem dhe sa i perket fatures tatimore nuk ekziston asnjëherë. E ka vendosur ne emer te gruas biznesin dhe e di e gjithe lagjja e freskut. Dhe ne date 25 maj ne kete lokal ka ndodhur nje plagosje me arme zjarri ndaj artur Kales, u tmerruan lagjja” , thotë një banor që kërkon të mbetet anonim.
Si ishte
Si është
Ngjarja më e rëndë ka ndodhur më 25 maj, kur në këtë lokal, Sark Café, u dëgjua një e shtënë me armë zjarri që, sipas banorëve, plagosi vetë Artur Kalën. Sipas banorit rasti u mbajt i fshehtë dhe në deklaratat zyrtare u raportua si “vetëplagosje aksidentale” nga një person me iniciale, ndërkohë që askush nuk është ndëshkuar.
Banorët shprehen se biznesi është regjistruar në emër të bashkëshortes së Kalës dhe se nuk ka asnjë faturë tatimore, ndërkohë që askush nuk guxon të ndërhyjë pasi ai përflitet si “mik i ngushtë me Ministrin e Brendshëm”. Ata kërkojnë urgjentisht ndërhyrjen e institucioneve për të ndaluar këtë abuzim flagrant në zemër të komunitetit./JOQ