Analisti: Paratë e drogës mbajnë në këmbë qeverinë!

Analisti dhe eksperti i ekonomisë, Artan Hoxha shprehet se, shitja e pronave në Shqipëri po bie, pasi nuk ka kush të blejë më.

Gjatë analizës së tij në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Hoxha është shprehur se, një nga tre këmbët që mbajnë në këmbë stolin e qeverisë janë paratë e drogës, dhe pa këtë shtyllë ky stol bie dhe kjo nuk i intereson Edi Ramës.

“Tashmë është e qartë që një faktor me shumë peshë, që mban këtë ekonomi në këmbë janë kapitalet që vijnë nga aktiviteti kriminal i drogës.

Ne nuk mund të dimë saktësisht se cila është përmasa e saj, por që ajo është një nga 3-shtyllat që mban stolin e qeverisë në këmbë, kjo është e padiskutueshme dhe pa atë shtyllë, ai stol bie.

Duke e ditur këtë gjë, dhe kryeministri e di më mirë se të gjithë ne, se ka të dhëna shumë më shumë se sa kemi ne këtë gjë, se sa mund të kemi ne.

Ai është i dënuar që ti japë të mira? Dhe ku do të ja japë? Në prodhim? Nuk shkon ajo lloj paraje se është i komplikuar prodhimi, kështu që gjëja më e natyrshme është vijimi i ndërtimit, i shtimit të pasurisë imobiliare.

Ndonëse perspektiva e shitjeve reale është në rënie, sepse nga një anë ne kemi një popullsi që pakësohet dhe nga ana tjetër, kemi një pasuri imobiliare që shtohet.

Dhe nuk bëhet fjalë që po ndërtohen kapanone, apo zona industriale. Por këtu po rriten sipërfaqet ndërtimore rezidenciale. Supozohet që do të banojnë njerëz.

Ku janë këta njerëz, sepse popullsia po pakësohet.

Juridikisht ose kontabilisht këto banesa janë të shijshme. Si janë? Sepse të gjithë ata që kontribuojnë në ndërtim, figurojnë se i kanë blerë apartamentet si këmbim. Kjo është shitja e dorës së parë tek ata që nuk ju duhen.

Janë thjeshte një stok banesash në formën e një investimi me pritjen për tu shitur.

Ata që kanë financuar me para kriminale, kanë kohë të presin. Por një pjesë në këtë lojë janë dhe njerëz që e kanë trajtuar si një investim të vërtetë. Këta janë të rrezikuarit, sepse këta nuk kanë frymë për të mbajtur gjatë. Droga do vijojë”, tha Artan Hoxha gjatë bisedës në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Ish-deputeti i PS shton akuzat: Rama është një rast klinik

Ish-deputeti i PS, Nazmir Bilani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Me anë të një …