Berisha: Rama shpërbleu kartelin Troplini për blerjen e votave, i dha 40 mijë metër katror tokë për kulla te stadiumi i Durrësit

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, se shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se, Edi Rama i dha kartelit Troplini, 40 mijë metër katrorë tokë publike për ndërtimin e kullave te stadiumi i Durrësit.

“Tani jemi tek ky kartel, i cili është edhe karteli më i fuqishëm në europë, karteli që ka si pronë private portin e Durrësit dhe që shpërndan tonelatat e kokainës nga ai port në mbarë Europën.

Vetëm pak ditë pas këtyre veprimeve ka ndodhur një akt tjetër shpërblimi për kartelin Troplini.

Edi Rama, i cili udhëtoi edhe në Angli dhe u tha se Durrësi do kopjojë klubin e Mançesterit dhe se ka urdhëruar Fondin Shqiptar të Zhvillimit të investojë 65 milionë euro në stadiumin për ta bërë si stadiumin e Mançesterit, çfarë ndodh?

E gjitha kjo aferë, e marrë përsipër nga FSHZH, transferohet tek privati.

Prona publike prej 40 mijë metër katrorë i kalohet privatit, i jepet leje ndërtimi për 5 kulla, njëra prej të cilave 55 katesh, tjetra 31 kate dhe të tjerat edhe ato dhjetëra kate.

Ky tjetërsim i pronës publike, kjo grabitje e pronës publike, është një shpërblim që Edi Rama i bën përsëri klanit Troplini.

Sipas të gjithë treguesve, pas kësaj afere apo tani Niko Dovana dhe kompleksi që ndërtohet përreth është transferuar nga Hasanbelliu, që e ka pasur prej shumë e shumë vitesh klubin dhe kompleksin, është transferuar tek Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit thuhet se është ky.

38 mijë metër katrorë tokë shpërblehet për votat që mbliodhi në Durrës dhe zonat e tjera për Arkend Ballën, Drazhin dhe përfaqësues të tjerë të botës së krimit në parlament.

Vendim komplet i paligjshëm sepse ligji i vendit parashikon që tjetërsimi i pronësisë nga publiku tek privati kërkon 3/5 të votave në Këshillin Bashkiak.

Pra kërkonte 31 vota në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ndërkohë që për këtë vendim kanë votuar gjithsej 27 këshilltarë.

Dhe prefekti, natyrisht që ka tagrin dhe detyrimin ligjor të prishjes së vendimit, bën sikur nuk ka ndodhur gjë.

Pra, shpërblimi më i madh siç e shihni ju, përfituesit më të mëdhenj u bënë karteli më i fuqishëm në Europë, karteli Troplini”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Kritika nga Gjermania për Von der Leyen: Po mbështet shtetin- mafie në Shqipëri, zgjedhjet…

E majta dhe e djathta gjermane ne unison kanë ngritur alarmin se Shqipëria po drejtohet …