Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si përgjegjësin kryesor të asaj që e cilësoi “vjedhja e shekullit”, aferën e djegësit. Ai tha se prokurori Altin Dumani nuk e heton Veliajn për shkak të urdhrave të Edi Ramës.
Berisha përmendi edhe aferën ‘5D’, duke treguar për përfshirjen e Olsi Ramës në projektin e një hoteli 20-katësh. Sipas tij, Veliaj është i paprekshëm nga drejtësia për shkak të lidhjeve politike. Ai kritikoi rëndë mënyrën e trajtimit të Veliajt në paraburgim, duke e quajtur shkelje të të drejtave të njeriut.
“Mendoj se Erion Veliaj është përgjegjës dhe fajtor për vjedhjen e shekullit, djegësin e Tiranës, por që Altin Troplini nuk guxon ta hetojë për shkak të Edi Ramës.
Mendoj se afera monstruoze e ‘5D’ e bën Erion Veliajn shumë herë më fajtor dhe më rëndë se sa këto që kemi dëgjuar deri sot, por ajo nuk hetohet për të sepse është thënë se me hotelin më të madh, 20 katësh në qelq që ndërtohet, është bashkëpronar edhe Olsi Rama. Është apo nuk është kjo duhet të jetë objekt diskutimi, por fakti që Veliaj nuk hetohet për të.
Hetohet për ato çështje që dihen.
Tani do të dal tek qëndrimi im.
Erion Veliaj, theksova dje, është i burgosur ordiner. Por i burgosuri i çdo karakteri ka një set të drejtash, detyrimesh, një minimum të cilat duhet ti respektohen. Pra nëse unë bëra fjalë dje, ua them se unë dënoj me forcën më të madhe, me forcën më të madhe. Dhe duhet ta dinë shqiptarët se, pas Edi Ramës, Erion Veliaj është njeriu i ligësive më të mëdha ndaj opozitës. Por prap se prap ne nuk mund të bëhemi si ata. Ne qëndrojmë tek liritë dhe të drejtat themelore.
Në këtë kontekst nëse ti e arreston tjetrin, person nën hetim dhe bën ato akte kafkiane ndaj tij, ti shkel çdo lloj kodi që nuk mund të shkelësh, se je një vend anëtar i Këshillit të Europës, ke firmosur të gjitha konventat kundër torturarev.
Ke firmosur Kartën Europiane të të drejtave të Njeriut, por nëqoftëse i saj, siç thuhet, statuse në Facebook të pashkruara nga ai, vetëm për ti ndërsyer prokurorët në rrafsh personal dhe gjykatësit kundër tij, atëherë ti kryen një krim, ke kryer një krim.
Përveç kësaj, të dhëna të tjera se atë e kanë privuar nga të drejtat ligjore që i takojnë.
Altin Troplini do të hyjë në histori. Mos shifni ju se, sot për sot e lavdërojnë apo i shkojnë apo i vijnë, por ai do hyjë në historinë e këtij vendi si një nga prokurorët më kriminelë, pothuaj të barabartë me prokurorët kriminelë të Enver Hoxhës.
Pse e them unë këtë? Shikoni në Kodin e Procedurës Penale të Shqipërisë, ka ekzistuar një nen i trashëguar, i mbartur nga diktatura, ku i jepte prokurorit ti hiqet të pandehurit të drejtën e çdo komunikimi.
Në zbatim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe sinopseve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut të Strasburgut, në vitin 2017 autoritetet shqiptare e kanë hequr atë nen nga Kodi Penal.
Altin Troplini vazhdon ta aplikojë atë nen në mënyrën më kriminale. Dhe kjo ndodh, prore, dhe këtë e ka mbrojtur. Por vendosi dy herë gjykata, u përgjigj ai, kur i thanë, është në rregull.
Dmth sipas këtij, nuk dua ta prish gojën, po vendosi dy herë gjykata mund të shkruajë Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut, mund të shkruajë vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Kushtetutën e vendit.
Shikoni me ç’mercenar të zhveshur nga çdo lloj morali ligjor kemi të bëjmë.
Dhe e njëjta gjë bëhet edhe me Ilir Metën, pse komunikoi me një gazetar. 10 ditë asnjë komunikim, dënimi. Dënim me asnjë komunikim ndaj një njeriu që nuk ka akuzën, akoma.
E njëjta gjë më thonë bëhet ndaj Erion Veliajt.
Unë nuk krahasoj kurrë. Ilir Meta është një i burgosur politik, ky jo. Por nuk mund të ja bësh atë.
Sikundër janë dy statuse në Facebook, të atribuara atij, në të cilat ai me një fjalor kropolalik, sulmon njërin prokuror, paçka se autor kryesor është Altin Troplini aty. Se dy firma janë aty. Olsi Dado dhe Altin Troplini. Por Altini është shefi, nuk është Olsi shefi. Por Edi Ramës i duhej kjo në këtë formë.
Mirëpo pastaj avoketërit, njerëzit e tij kanë dëshmuar në publik se statuset nuk janë shkrojtur kurrë nga Erion Veliaj, por ngjasin shumë me ato shkrimet që bënte Edi Rama me emër të Bledi Manes. Është një gazetar dhe kur Edi Rama donte të shkarkonte të gjithë përroin e tij mizerabël psikik. Përdorte emrin e Bledi Manes dhe vazhdonte e shkruante kundër meje, kundër tij e atij me radhë.
Pra, çfarë kërkoj unë? I kërkoj Avokates së Popullit, të hetojë. Të hetojë këto sepse asnjëra e as tjetra nuk mund të bëhen. Askush nuk mund të publikojë statuse për të dhe askush nuk mund të ja ndalojë komunikimet.
Thuhet e treta, por këtë prap është avokate, thuhet se i dërgohen edhe dokumente të tjera, me të cilat janë gjëra që nuk duhet të bëhen kurrë nga dosja. Dërgohen për ta intimiduar për ta bërë. Por unë besoj se Avokatja e Popullit ka detyrë ta hetojë plotësisht këtë situatë”, u shpreh Berisha.