400 milionët lekët e parkimeve drejtuesit e Bashkisë i marrin për vete

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë vendore, kanë ndërmarrë një operacion mbrëmjen e djeshëm, ku kanë ekzekutuar masat e sigurisë për 4 zyrtarë të Bashkisë së Fierit.

Ndaj dy zyrtarëve janë caktuar masat e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”, ndërsa ndaj dy të tjerëve vetëm masa e “pezullimit nga detyra.

Sipas autoriteteve policore, katër zyrtarët, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë të reja në arkat e Bashkisë Fier. Gjithashtu, ata nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit.

Më konkretisht, është ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen Adela Hysenaj, 34 vjeçe, banuese në Fier, e akuzuar për veprat penale “Shperdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ajo njihet si një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Armando Subashit, teksa ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe prej vitit 2022 postin e nënkryetares së bashkisë, duke u shkarkuar pak kohë më parë.

Në foto: Adela Hysenaj me Edi Ramën dhe Armando Subashin

Po ashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin Vasil Çeku, 41 vjeç, banues në Fier, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ai mbante poston e drejtorit në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier.

Ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Fierit, shtetasit Martin Dodi, 57 vjeç, banues në Fier, janë ekzektuar masat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit, teksa ai akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Po ashtu është ekzekutuar masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen Anisa Cjapi, 38 vjeçe, banuese në Fier, e cila mbante postin e drejtoreshës në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, teksa ajo akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Autoritetet raportojnë se masat e sigurisë ndaj tyre janë ekzektuar në kuadër të operacionit të koduar “Parking”, teksa janë lëshuar pas një një hetimi disa mujor të Prokurorisë së Fierit.

Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Fierit ka marrë në pyetje edhe kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, nëse a ka patur dijeni për abuzimet e bashkëpunëtorëve të tij, por deri më tani nuk ka masë sigurie për të.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

About Redaksia

Check Also

Zjarri në parkun “Lurë–Mali i Dejës” vijon prej 20 ditësh, digjen 400 hea pyje, në Berat flakët i afrohen banesave

Prej afro 20 ditësh, një vatër zjarri aktive po shkrumbon qindra hektarë pyje në parkun …