Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj vëllait të deputetit të PS, Denis Hasalla dhe Bledar Çullhaj.
Të dy janë vënë nën hetim pas një kontrolli të ushtruar nga Prokuroria dhe Policia në banesat e tyre, në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të elbasanit, ku u gjetën armë zjarri.
Denis Hasalla, vëllai i deputetit Sajmir Hasalla, ushtron detyrën e drejtorit të kabinetit në Bashkinë e Peqinit. Ndërkohë, bashkëshortja e Bledar Çullhajt ka mbajtur gjithashtu një funksion në këtë bashki.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova, se të dyshuarit kanë konsumuar elementët e veprave penale të përmendura më sipër. Nuk ekzistojnë shkaqe përjashtuese nga përgjegjësia penale, lidhur me moshën apo gjendjen mendore të tyre, dhe nuk janë konstatuar shkaqe për shuarjen e veprës penale. Gjithashtu, ekziston rreziku që personat nën hetim t’i shmangen hetimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj Denis Hasallës dhe Bledar Çullhajt.