Berisha: Kur tjetrit i premtohet, ai jep votën! Policia terroriste politike e Ramës, përdor miklimin dhe kërcënimin!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër qeverinë e drejtuar nga Edi Rama për përdorimin e mekanizmave të papranueshëm për të siguruar vota gjatë zgjedhjeve.
Ai ka theksuar se përmes premtimeve dhe mashtimeve, qytetarët janë detyruar të japin votën e tyre, ndërsa ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorimin e metodave të terrorit politik, duke përfshirë kërcënimin dhe miklimin e votuesve.
“Problemi është këtu, kur tjetrit i premtohet, ai pastaj jep votën. E mashtrojnë apo se mashtrojnë ai … Për ne shumë keq, por fakti është se këta duke regjistruar nevojën dhe premtimin, ashtu i marrin votën atij. I premton punësimin atij, kërkon kaq, duhet të punësojë.
Çfarë bënë këta me grantin? 44 mln euro granti këtë vit. Shpallën aplikimet. Aplikuan 76 mijë fermerë dhe këta filluan shqyrtimin e aplikimeve, që do shqyrtonin 76 mijë dhe arritën deri tek 19 mijë, dhe atyre të tjerëve u thanë i keni në shqyrtim.
Pra i mbajtën var në mënyrë që të marrin votën.
Kjo tregon se policia terroriste politike, përdor miklimin, përdor dhe kërcënimin.
Se këtyre u thuhet, këto nuk i kemi ne. U thuhet se, ti ke motrën në filan pozicion, në filan qendër pune. Dhe ajo po nuk dhe votën ikën nga ajo detyrë. Këta shkojnë gjer aty, në mënyrë absolute sa, përdorin dhe kompanitë private për të kërcënuar votuesit…
…Ai laptop është. Për këto duhet të jetë laptopi i Lubisë. Por të dhëna të tjera kanë dhe laptopë të tjerë. Qytetarët besojnë dhe qytetarët na çojnë ne të shumta. Kanë një besim tek denoncimi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania! Berisha: Neveri dhe vetëm neveri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet …