Meta: Zjarrvënësi i vërtetë i Shqipërisë është Edi Rama!

Ilir META

Në 12 vite në pushtet i pati të gjitha mundësitë për të marrë masa efektive parandaluese për mbrojtjen nga zjarret, por bëri të kundërtën, shkatërroi e shkriu edhe agjencitë për mbrojtjen e pyjeve dhe pronave.

Pyjet, kjo pasuri kombëtare, nuk kanë qenë kurrë prioritet i tij, por objekt i plaçkitjes, prerjes dhe kontrabandës nga deputetë dhe qeveritarë të tij.

Nuk shpenzoi asnjë cent për të blerë avionë zjarrfikës si Maqedonia e Veriut, por djeg çdo vit qindra milion euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, koncesione dhe ‘tigra’ lundrues (TEC-e), që vetëm energji elektrike nuk prodhojnë.

Në vend të angazhojë ushtrinë për të shuar flakët, e përdor për t’i fikur sinjalin dhe për të grabitur zyrat e dosjet investigative të News24.

Qytetarët janë braktisur pa mëshirë mes zjarreve ndërsa Rama shullehet në plazh, ndaj çdo propagandë e justifikim vetëm sa provon përgjegjësitë shumë të rënda penale dhe politike të kësaj Narkoqeverie.

Le të shpresojmë që te ‘Syri i Kaltër’, flakët, që përpinë këtë perlë të papërsëritshme të natyrës shqiptare të mos jenë preludi i ndërtimit të resortit të radhës për ndonjë oligark ose klient ‘strategjik’ të Qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Rama kap edhe Shoqatën “Tirana” me Hajdarin e tij

Adnand DEDA Sot me derguan te degjoj fjalimin programatik te nje njeriu qe prezantohej si …