CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Boçi: “Kambalja” s’ka gradë ushtarake, sillet si polic! Rama kërkon të mbyllë News24

Deputeti i PD, Luçiano Boçi e ka cilësuar sjelljen e drejtuesit të KAYO ish-drejtuesin e policisë Ardi Veliu, “Kambalja” të motivuar nga qeveria e cila i ka dhënë atij autoritetin e pajustifikuar me pozicionin aktual të tij sot, në krye të një kompanie shtetërore.

Boçi tha se “Kambalja” nuk ka gradë ushtarake, por sillet si polic sikur ka autoritet mbi çdo autoritet tjetër, ja jep ai që kërkon që kjo media të mbyllet.

“Ai që kërkon ti mbyllë gojën News24 është pushteti, nuk e themi për figuracion por është vetë Edi Rama një media që ka ndikim në opinion, ka shikueshmëri, në mos ta eleminojë ta ketë në thundrën e tij, ta kthejë në zëdhënësin e vet, në forma e rrugë të tjera”, tha Boçi teksa shtoi se News24 mbetet një media që ka ruajtur ekuilibrat ka goditur pa u trembur aferat korruptive.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …