Shqipëria po digjet i çmenduri sulmon gazetarët, qytetarët e masakrojnë: Të shpëlaftë mortja, o palaço…

Ndërsa vendi është përballur me një situatë të paprecedentë me zjarret q ëkanë përfshirë Shqipërinë nga Veriu në Jug, kryeministri Edi Rama gjen kohën të bëjë propagandë në rrjetet sociale, si për të treguar se nën drejtimin e tij, emergjencat, ushtria, policia dhe qytetarët e thjeshtë që morën pjesë në shuarjen e flakëve pa asnjë masë mbrojtësi u bënë ballë një situatë që mund të kishte rezultuar më fatale jo vetëm për vetë qytetarët e prekur, por edhe për taksapaguesit.

Karshillëkut dhe cinizmit të Ramës, ishin komentuesit ata që i kujtuan punën e ‘vyer’ të qeverisë së tij në përballimin e situatave të tilla, apokaliptike do thoshte gjithsecili prej nesh, duke i ofenduar si ‘lehaqenë, ata që e kritikojnë për mosmarrjen e masave për parandalimin e zjarreve dhe neglizhencën e institucioneve shtetërore.

Mllefi dhe inati i komentuesve ndaj kryeministrit Rama, nuk kanë të ndalur, teksa shumë prej tyre i kujtojnë se zjarre të tilla nuk janë rastësi, në një kohë kur qeveria dhe ministrat e tij kanë prezantuar Paketën e Maleve.

‘Si shume e shtrenjtë na doli kjo paketa e maleve apo është thjesht rastësi, dhe bli ndonjë aroplankë. Se nuk fiken zjarret me lopatë’, shprehet një prej komentuesve.

Apo të tjerë që i thonë se nuk duhet shfajësuar qeveria dhe vëtë ai, duke ia atribuuar popullit, gjithë situatën e krijuar me zjarret, kur në fakt ata shohin realitetin dhe neglizhencën e autoriteteve për të përballuar fatkeqësi të tilla.

‘Nuk mund të fajësosh një popull si lehaqen që shikon tokën e vet të digjet. Nuk mund të fyesh ata që nuk heshtin, por guxojnë të thonë të vërtetën e atë që mendojnë. Të kërkosh përgjegjësi nuk është përçarje, është kujdes për vendin. Zjarret që dogjën ë shkrumbuan mijera hektarë nuk janë thjesht flakë të natyrës, por pasojë e mungesës së parandalimit, monitorimit dhe pajisjeve. dhe dikush duhet te mbaje përgjegjësi. Asnjë qytetar si unë, që s’ka përfituar gjë nga askush,që i është marrë prona, diploma, dinjiteti nuk meriton të fyhet vetëm se flet dhe nuk duartroket. Nuk më intereson sa i gjatë është një udhëheqës, por sa larg shikon. Nuk dua të më dëgjojë nga podiumi, por të dëgjojë zërin e vendit nga terreni. Dhe mbi të gjitha, të kursejë nga vetja edhe dreken e tij për të investuar në të ardhmen tonë. Mbase kur ulesh në fron sulltani njerëzit që po u digjet pasuria, ëndrrat, shpresa për veten e tyre në këtë vend, mund të duken të tillë “lehaqen”, është një tjetër koment i një qytetareje.

Karshillëkun dhe talljen e Ramës përballë situatave të tilla, qytetarë të tjerë nuk e honepsin dot, aq sa thonë se një gjë e tillë do t’ua bënte më të lehtë emigrimin dhe braktisjen e vendlindjes.

‘Tallu pse mos të tallesh, dele jemi ne bravo të qoftë tani na i bëre më të lehtë emigrimin. Kryeministri që duam’.

Ironia dhe imagjinata e komentuesve përballë papërgjegjshmërisë së qeverisë dhe kryeministrit në përballimin e zjarreve në vend, nuk ka të ndalur, teksa Ramës i kujtojnë thënien e famshme të kryeparlamentares Elisa Spiropali se ‘çdo gjë bëhet filma’, duke i sugjeruar të parit të qeverisë që me paratë e filmave të ndihmojnë investitorët strategjikë të lidhur me të.

‘Z. Kryeminister keni të drejtë. Siç ka thënë edhe Spiropali, zjarre bien kudo në botë, madje bëhen edhe filma. Nga fondi i emergjencës i qeverisë caktoni një shumë për të bërë film për zjarret e kësaj vere. Sugjeroj që leket e filmit t’ia jepni investitorit strategjik Paja & Luftar!’

Komenti pikant i Nesti Angonit, personazhit të shumëpërfolur që ‘dogji’ kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, shkon më tej, kur thotë se Evropa nuk i sjell ndihmë Shqipërisë, pasi e dinë që avionët Rama i mbush me drogë për të ‘mbytur’ kontinentin e vjetër.

‘Gjithë Evropa t’i bie avionët me vonesë ty o bos, se e dinë mirë që ti o i mbush me “atë” muhabetin dhe çon çunat, ose e përdor avionin për të pirë ndonjë shishe verë me Vuçiç,,,’.

Disa nga komentet më pikante:

Edi dRama, ti ke aeroplan privat, por Shqipëria s’ka aeroplan për shuarjen e zjarrit!

Si ja shpjegon ti këtë marifet popullit shqiptar? Ok,digjet dhe Europa,por ato janë shtete të mëdha në sipërfaqe dhe është e vështirë t’i mbulosh,ndërsa ne një pëllëmbë jemi dhe me ujë ngado,nuk na falet…

Mirmengjes po zbulohet ay i trashi me te holllin po mos jep oligargeve miljarda. E ministrave ne aarrati me shum pak nikoqirllek rroga mjete flutyruese per zjarfiksitGadishmeria duhet te ishte per Parandalimin e zjarreve…..se tani demi besoj eshte shum i madh per vendin tone…e keqja eshte qe strukturat jan por nuk jan te Pergjegjshme…ato jan Aut fare… ato duhet te mbajne pergjegjesi para ligjit…njesoj si piromanet qe djegin pyjet…

Tallu pse mos te tallesh , dele jemi ne bravo te qoftë tani na i bëre më të lehtë emigrimin Krryeministri që duam

Gjithe evropa ti bie avionet me vonese ty i bos, se e dine mire qe ti o i mbush me “ate” muhabetin dhe con cunat, ose e perdor avionin per te pire ndonje shishe vere me vucic,,,

Po ca strukturash flet ti o palaco ku ka struktura ketu ne vend ti besh vrejtje qeveris ku ika avionet po vit per vit kerkon ndihme nga bota si tu duk en ata eskavatoret ne gramesh qe groposnin bagetit apo ste ka ardhe te dera akomo po u rente ne koke te gjithe ata qe mbrojne hajdutin

Lene more zoteri europen, po shiko vendin tane,se nuk krahasohesh jo me europen,por as me nje vend te ballkanit,turp te kesh me ate qeverisje qe ke po ku ke turp ti  [🥹] [🥹]

Dhe ke vjedhur aq shume sa qe ske kokerr Leku te blesh Avion per shtetin tend, me e keqja se servilet e tu qe te mbeshtesin fajsojne parti tjera politike per zjarrvenie [😂] [🤣] , vazhdoni vidhni..

Si shume e shtrenjte na doli kjo paketa e maleve apo eshte thjesht rastesi, dhe bli ndonje aroplanke. Se nuk fiken zjaret me lopate.

Ra termet lam nam gerrmoshin me kazma e lopata. Bi zjarri e fikin me dega pemësh. Shyqyr qe na ndihmojne vendet e botes, se leket tona i shpenzojme per te ble deputetet makina te fundit.

Ca thua zoti kryeminister ne kohen E Enverit pse nuk kish zjarre po dhe cobanet digjin kullotat ne nje muaj te caktuar dhe shikojin kohen po ketu ka dor njeriu po bej habi te gjitha i shikojn me satelit vetem zjarret nuk i shohin pse????

Eshte per te qare kete mengjes te shohesh se si jane shfarosur mijra hektare me pyje , shtepi te djegura , bageti te djegura per se gjalli , njerez, qe kane mbetur ne meshire te fatit pa shtepi !!

Kjo eshte per te qare dhe per te vene kujen, qe nuk kemi nje avion per shuarjen e zjareve edhe pse vitet e meparshme ka qene e njejta situate me zjaret .

Avionet per shuarjen e zjarit jane emergjence kombetare .

E tmershme !! Nje vend kandidat per ne BE si jemi ne te mos kemi nje avion te vetem per zjaret, por presim te na i shuajne te tjeret zjaret !!

Z. Kryeminister keni te drejte. Sic ka thene edhe Spiropali, zjarre bien kudo ne bote, madje behen edhe filma.

Nga fondi i emergjences i qeverise caktoni nje shume per te bere film per zjarret e kesaj vere. Sugjeroj qe leket e filmit t’ia jepni investitorit strategjik Paja & Luftar!

1 / 11

 

About Redaksia

Check Also

Fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së…

Dy ditë më parë u dha lajmi se SPAK mori në pyetje, për mbi tre …