CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi: Vetëm në shtetet mafioze ndodhin kërcënime gazetarësh!

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj kërcënimit të gazetarit Almer Toska nga biznesmeni Julian Morina, pas publikimit të një investigimi në portalin Timoni.al.

Bardhi shkruan se, kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij, tregojnë se kemi të bëjmë me një shtet mafioz.

“Një shtet që lejon kërcënimet mafioze ndaj një gazetari për shkak të punës së tij nuk është as më shumë dhe as më pak por një shtet mafioz! Dënoj me forcën më të madhe kanosjen e drejtpërdrejtë ndaj gazetarit Almer Toska.

I bëj thirrje urgjente prokurorisë të veprojë në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve, duke dënuar me forcë këtë akt dhe çdo akt që synon të shuajë zërin e tyre. Gazetarët duhet të ndjehen të lirë në punën e tyre dhe askush nuk mund të guxojë t’i shantazhojë apo kërcënojë”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Balluku nuk mund të fshihet as pas frikës që ka kapur “Palloshin” që e ka marrë peng!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar sërish ndaj zv.kryeministrja Belinda Balluku, …