Edhe në diktaturë pushteti vendor ishte më i decentralizuar se sa me Ramën! Pas çdo kg pleh, sheh diçka për të futë në xhep

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, edhe në diktaturë pushteti vendor ishte më i decentralizuar se sa me Ramën, pas çdo kg pleh, sheh diçka për të futë në xhep.

Ai tha se, Edi Rama pasi e shkriu Këshillin dhe e emëroi veten, kryetar të Këshillit Kombëtar të Ujit, tani mesa duket do të shkrijë, do ta marrë përsipër me një agjenci në mënyrë që ato para të ujësjellësve ti vjedhin vetë dhe të mos i vjedhin kryetarët e bashkive.

“Çdo ditë, fatmirësisht që në Shqipëri vijnë mijëra e mijëra turistë dhe miliona, por Maldiveve të Europës i doli kallaji.

Çdo ditë e më keq, Shqipëria paraqitet si vendi i gjirizeve, vendi i mungesës së madhe të ujit, ndonëse vendi më me ujëra në Europë dhe Edi Rama pasi shpenzoi 400 mln dhe e quajti reformën e të gjitha reformave, atë të plehut, u katandis si gjel mbi pleh, duke paraqitur para pak ditësh, një alternativë krejt tjetër, pa djegës dhe incenerator, ndonëse e garantoj se flakët e djegësit të Tiranës, do ta ndjekin gjithë jetën atë.

Tani, doli Agjencia Kombëtare e Ujit. Përpara ka patur një Këshill Kombëtar. Këshilli Kombëtar i Ujit është këshilli i cili përcakton reformën, por siç është ent rregullator, siç është edhe për Energjinë Elektrike.

Edi Rama pasi e shkriu Këshillin dhe e emëroi veten, kryetar të Këshillit Kombëtar të Ujit, tani mesa duket do të shkrijë, do ta marrë përsipër me një agjenci në mënyrë që ato para të ujësjellësve ti vjedhin vetë dhe të mos i vjedhin kryetarët e bashkive.

A ka gjë më qesharake, më të turpshme që të dëgjosh një kryeministër se ujësjellësat, një kryeministër që ka 12 vjet që qeveris, se ujësjellësat janë mbushur me të paaftë dhe militantë. Kush ja mbushi me të paaftë dhe militantë? Opozita.

Në këtë mënyrë narkoshteti po degradon dhe po copëtohet në mënyrë të pashmangshme. Po reduktohet në një person i cili beson se, ka të gjitha aftësitë, në fakt nuk është gjë tjetër, veç një hajdut ordiner që zhgarravit gjithë ditën dhe nuk ka absolutisht asnjë haber, as nga qeverisja as nga politika, por që shkon nga një vend në një tjetër, thashë dhe njëherë si zhgarravitës.

Të mendosh se, tu heqësh bashkive atributet më themelore, furnizimin me ujë dhe pastrimin e qytetit, zgjidhjen e depozitave, do të thotë se je njeriu më i pangopur, që edhe pas çdo kilogrami pleh, sheh diçka të fusësh në xhep.

Si mundet më thoni ju mua. Por ky ka parasysh ministrinë e Enver Hoxhës. Megjithatë ju garantoj se, decentralizimi i pushtetit vendor gjatë diktaturës, ka qenë absolutisht më i madh shumë se sot, më i madh. Një fshatar për të ndërtuar një shtëpi, paraqiste në Komunitet Ekzekutiv ose në lokalitet, dokumente dhe merrte lejen. Shtëpinë do ta ndërtonte brenda vijës së verdhë, që ishte plani urbanistik i diktaturës. Brenda vijës së verdhë, nuk paguante kujt, të jem i sinqertë me ju, askërkujt, asnjë gjë, përveç projektit, ndonjë inxhinier që mund të bënte.

Kurse sot, sot a e dini ju që është dhjetëfishuar, ua them me përgjegjësi të plotë, rryshfeti për një ndërtim, që kur e ka marrë Edi Rama në varësi dhe çdo ndërtim duhet të marrë firmën e tij. Çdo ndërtim.

Ua tregova historinë e një të njohuri tim që bleu dy motorra uji. Bleu motorët e ujit, të fitojë të paktën gjatë verës. Shkoi në kapitenerinë e Durrësit mori lejen. Shkoi në portin e Durrësit, mori lejen. Shkoi në bashkinë e Durrësit, mori lejen. Jo i thanë, duhet edhe nga qarku tani. Shkoi tek qarku, pagoi, mori lejen. Jo i thanë, duhet një leje nga ‘x’ drejtori në ministri. Shkoi dhe atje, pagoi, jo i thanë duhet edhe një firmë e asaj ministres.

Këta janë të shpërfytyruar. Pra kjo është, ndaj dhe sot nuk ka ministër që ka ndën 50 mln euro pasuri. Minimumi!”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“McGonigal”/ Gazetarja zbulon aktakuzën më të rëndë ndaj Ramës: Amerika nuk e fal kurrë!

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detajet nga dosja e “McGonigal” dhe atë që ajo e cilëson …