Rama pranon betonizimin e bregdetit: Tani do ta ulim…

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama theksoi se do të ulet intensiteti i ndërtimit masiv që ka përfshirë zonën bregdetare.

Rama u shpreh se do të shihen me kujdes ndërhyrjet që do të bëhen në mënyrë që ato të shkojnë në funksion të një turizmi që sjell më shumë të ardhura dhe më pak dëme ndryshe nga çfarë realiteti aktualisht.

“Shumë shpejt do dalim me gjëra konkrete për mënyrën si do operohet më pas. Këto kampet siç mund t’i quaj tani, kampe për refugjatë të pasur, nuk do të jenë modeli ynë i mëtejshëm. Çdo gjë vjen me faza. Nëse tërhiqemi pak në kohë dhe shohim. Faza e parë, ka qenë Golemi dhe besoj se në atë kohë ishte si një gjë shumë më ekskluzive.

Ndërkohë që sot ajo është një pjesë që i takon së shkuarës. Pastaj erdhi faza tjetër ku filluan disa ndërtime më cilësore, më të reja për Shqipërinë, por që nuk janë këto që janë Shqipëria 2030 dhe Shqipëria më pas,  tha Rama.

 

About Redaksia

Check Also

Gjyqtarët që votuan kundër Ramës ne Kushtetuese/ “Nuk mund të pezullohet një vendim gjykate”

VENDOSI: 1. Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, …