Nga Iva V.GRILLO
Ministresha e “pikave të vogla” ka performuar parodinë e radhës sot.
Në fillim mendova se mos bëri një lapsus tek deklaroi se Spanja rreth 5 vite më parë (dmth në 2020) kishte veç 100 turistë…
Por më pas, tek argumentoi që me “punë dhe mundim” Spanja e gjorë arriti të rrisë numrin e turistëve deri në 110,000 në 2024… u kuptua se bëhej fjalë për një parodi të mirëfilltë, që mban vulën rilindase.
Duket se jemi kthyer në vitet ’80…ku nuk mjafton të themi “sa mirë jemi ne”(Shqipëria)…por duhet thënë me patjetër edhe “sa keq janë ata” (Spanja me shokë).
Spanjën e pret edhe një “e zezë” tjetër… ato 100 turistët do ia marrë Gjirokastra e ministres së… pikës që s’i bie.
