Berisha “voton” McGonigal për Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ironizuar votimin farsë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Me një fletë të madhe ku në të shihej ish-zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i dënuar në ShBA si i korruptuar nga kryeministri Edi Rama, Berisha iu drejtua foltores së Kuvendit ku e shpalosi para mediave dhe të pranishmëve dhe më pas drejt kutisë së votimit.

Kujtojmë se opozita, nëpërmjet kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar ashpër procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit nga shumica qeverisëse, që është Niko Peleshi.

Bardhi e cilëson propozimin si një akt të mungesës totale të legjitimitetit, ndërsa theksoi se vendosja e një figure të afërt me Klodian Zoton në postin e dytë më të lartë të shtetit është baraz me ngritjen e një simboli të korrupsionit institucional.

About Redaksia

Check Also

“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me …