Berisha: Ulzi Manja në krye të komisionit të Ligjeve, një tallje me Kushtetutën! Gjiknuri shoqëruesi i parë i McGonigalit, pas Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, të vihet Ulzi Manja në krye të komisionit të Ligjeve është një tallje me Kushtetutën. Ai tha se, Damian Gjiknuri shoqëruesi i parë i McGonigalit, pas Edi Ramës

Berisha ironizoi Elisa Spiropalin për gafat publike dhe e cilësoi si simbol të paaftësisë. Më tej, Berisha deklaroi se opozita do të përcaktojë kandidaturat e saj, duke dënuar vendimin për t’i hequr opozitës drejtimin e Komisionit të Integrimit.

“Të caktosh në krye të Komisionit të Ligjeve, Ulzi Manjën, është një tallje me ligjin, një shkelmim me ligjin dhe Kushtetutën.

Ulzi Manja nuk është gjë tjetër veç se, në rrafshin profesional një zëdhënës i njërit prej figurave më mafioze në drejtësinë shqiptare që e ka emrin, Arben Rakipi.

Ju duhet të dini se Arben Rakipi është një mafioz, që përdor të gjithë autoritetin e Shkollës së Magjistraturës për të prerë gjoba, duke mbajtur studio avokatie, tek studentët që përfundojnë shkollën.

Prurja e policisë sekrete shqiptare, Arben Rakipi kontrollon kokë e këmbë Ulzi Manjën edhe Altin Troplinin.

Pra, të vendosësh në krye të ligjeve një delinkuent i cili është i regjistruar në regjistrime telefonike, kur i thotë çunit të Londrës, i thotë ai, i more ato 500 mijë euro apo jo. Ato i mora thotë, por më duhet edhe një çantë ‘Luis Vuiton’.

Për kë e do çantën, i thotë çuni i Londrës, nuk po e vazhdoj pastaj se nuk futem në privacira.

Pra Ulzi Manja që e vesh Altin Hajri, thotë merrja pak masat se u tregua burrë i mirë shumë dhe për të mos i dalë emri i thotë Ols, ai Olsi është burrë i mirë, kur del pastaj që ishte Ulziu.

Ky caktohet në krye të ligjeve.

Xhafaj, subjekt i ligjit antimafia. Gjithë perandoria e pasurisë Xhafa është mbi paratë e drogës së Geron Xhafës dhe ligji antimafia në Shqipëri nuk funksionon.

Damiani. Hajdut me çizme si atë, me një seri dokumentesh ai është fajtor. Ai marrëveshje nga më korruptivet me kompaninë për energjinë në Elbasan. Ai është shoqëruesi i parë i McGonigalit pas Edi Ramës.

Gjiknuri e shoqëroi McGonigalin në Tropojë, ku kreu socialist i bashkisë Rexh Byberi, i dha titullin ‘Qytetar Nderi’ një personi kriminel dhe të korruptuar.

Gjiknuri e çoi tek Safet Gjici në dreka dhe darka dhe e shoqëronte kudo në ahengje nëpër Tiranë. Pra Gjiknuri është një delinkuent polivalent, që duhet të ishte atje ku e kanë vendin shkelësit e rëndë të ligjit.

Tani del kryetar komisioni.

Igli Hasani, imagjinoni ju se ç’vlerë ka. Aq vlerë ka, sa shkon e zëvendësohet nga Elisa Spiropali, që dhe Don Kishotin e bën personazh të letërsisë shqiptare. Elisa 5 milionëshe, që shpall Servantesin shkrimtar të rilindjes shqiptare dhe Don Kishotin personazh të të ndjerit Qamil Buxheli, të themi.

Pra, më thuaj ti mua, çfarë janë këta kryetarë komisionesh.

Ne natyrisht po i shohim kandidaturat tona dhe do përcaktojmë kandidaturat tona. Dënojmë me forcën më të madhe faktin se, komisioni i Integrimit që duhej të ishte i opozitës për shkak të mbështetjes që opozita i jep procesit të integrimit dhe për ta paraqitur si një proces konsensual, u hoq si komision vetëm e vetëm që të mos ishte zëri i opozitës.
Këto kisha unë”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me …