Berisha: Vlerësoj qëndrimin e ri të DASH për mandatin e Altin “Troplinit”, kjo është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha për mediat se vlerëson qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për mandatin e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Troplini, duke e cilësuar këtë si një ndihmë të vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri.

Berisha tha se, Altin “Troplini” mori një përgjigje përfundimtare, teksa mandati i tij skadon në dhjetor, dhe theksoi se ish-kreu i institucionit largohet si një “puçist” që e zhyti prokurorinë në krim dhe mbajti dosjet e krimit të pazgjidhura.

“Tani, siç e patë ju, Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin.

Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi.

Dhe ai do përballet me ligjin.

E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente.

Ndërkohë që më parë kishte një qëndrim tjetër.

Dhe e garantoj DASH se ky qëndrim i ri është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …