Berisha: Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave! Kjo është dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media jashtë Kuvendit tha se, Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave, kjo është dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai theksoi se opozita nuk do të pajtohet kurrë me këto veprime dhe se çdo përpjekje për të imponuar dhunë ose për të monopolizuar procesin parlamentar është e dënueshme.

“Opozita do të marrë të gjitha vendimet.

Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë.

Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë….

…Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt.

Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, i cili shkelmohet në këtë mënyrë nga një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale që arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama i trembur nga hetimet dhe arrestimi/ Kërcënon hetuesit që i shkuan në zyrë

Rama i trembur nga arrestimi dhe nga hetuesit e BKH që i kanë shkuar në …