Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se rezolutat e miratuara nga forcat politike më të mëdha të qendrës së djathtë dhe të djathtës në Europë, të cilat dënojnë farsën elektorale të 11 majit, mbeten plotësisht në fuqi.
Në koferencën për mediat, Berisha theksoi se, ambasadori i BE në Tiranë nuk përfaqëson partitë politike europiane, por institucionet e Unionit, ndaj çdo interpretim ndryshe është i pavend.
“Rezolutat nuk bien asnjëra. Ambasadori i BE-së nuk përfaqëson në detyrën e tij, organizatat e partive politike. Ai përfaqëson BE-në.
Pra këtu nuk ka asnjë lloj ngjarje të paqartë.
Rezolutat përkundrazi janë në fuqi dhe do jenë, e ju garantoj ju se farsa elektoral e Edi Ramës e dënuar tashmë nga të gjitha rezolutat ndërkombëtare të forcave politike të qendrës së djathtë dhe të djathtë, nuk do pranohet kurrë nga PD”, tha Berisha.