Mazhoranca, arrogante!/ Gjekmarkaj: Kërkuam përsëritjen e seancës dhe shkarkimin e Peleshit!

Deputeti i PD, njëkohësisht nëkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, në një deklaratë për mediat në përfundim të konferencës së kryetarëve

u shpreh se, dy seancat e para të Parlamentit shqiptar shënuan një përpjekje të hapur për të asgjësuar parlamentarizmin në vend.

Ai akuzoi mazhorancën se po vepronte me qëllim për të eliminuar çdo mundësi për opozitën dhe për të minuar të drejtat e saj, duke shtuar se vetë zoti Peleshi, u shfaq si kryetentator i këtij procesi. Gjekmarkaj theksoi se seancat e para të Kuvendit sollën shkelje flagrante të rregullores, heqjen e komisioneve dhe zvogëlimin e hapësirave për opozitën.

“Dy seancat e para të Parlamentit shqiptarë ishin një përpjekje e suksesshme për të asgjësuar parlamentarizmin në vend, ku vetë zoti Peleshi u paraqit si një kryeatentator i parlamentarizmit, duke provokuar dhe mohuar çdo të drejtë të opozitës.

Në seancën e parë, destrukturuan rregulloren e Kuvendit, hoqën komisionet dhe zvogëluan hapësirat për opozitën. Në seancën e dytë, vetë Kryeministri erdhi me tendenca provokuese, në mënyrë që të mos kishte transparencë, të mos zhvillohej debat dhe të paraqiteshin vetëm ministrat e tij anonimë, pa pasur mundësi feedback-u nga qytetarët shqiptarë, ambasadorët e pranishëm që erdhën dhe mbetën të shushatur.

Kërkova ripërsëritjen e seancës, kërkova mbledhjen e Komisionit të Legjislacionit për të shqyrtuar sa më shpejt mundësinë për një mocion ndaj zotit Peleshi, për të anuluar dënimet absurde të kësaj mazhorance ndaj deputetëve të opozitës dhe për të hequr çdo pengesë për mediat në sallën e Parlamentit.

Hap pas hapi, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese, do të vendosim dhe do t’ju informojmë. Ende nuk kemi marrë një vendim.

Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë që ofron Parlamenti dhe kudo tjetër për të komunikuar të vërtetën dhe për t’u përballur me këtë mazhorancë arrogante”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

PD: Asnjë urdhër për bojkotin e mitingut në mbështetje të UÇK-së! Kauza e saj është krenari kombëtare

Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës …