I “forti” që zihej për Velinë kudo, firmos për shkarkimin e tij

Ju kujtohet ky personazh që rrihej me grushta për Erion Velinë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak kur ai ishte Kryetar Bashkie? Dje po ky personazh ka qenë ndër të paët që ka firmosur për shkarkimin e Veliajt.

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës ka futur në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak kërkesën e socialistëve për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Ligjet miratuan propozimin e socialistëve, dhe ky projektvendim, do t’i përcillet Këshillit Bashkiak, i cili pritet të mblidhet sot në orën 16:00 për të vendosur nëse do të miratojnë shkarkimin ose jo.

Ata që votuan pro futjes në rend të ditës për shkakrim ishin Xhilda KitoHalit Valteri, Endrit Brahimllari, Agim Kraja, Sonila Qato, ndërsa i vetmi që nuk ka votuar ka qenë këshilltari i Bindjes Demokratike, Fabian Topollari.

Këshilltarët demokrate pretendojnë se kërkesa për shkarkim është artikuluar nga ata që tre muaj nga arrestimi i Veliajt, por Endrit Braimllari nga radhët e PS, u kundërpërgjigj se tashmë janë pjekur kushtet politike ku bashkia duhet të shkojë në zgjedhje.

About Krye Redaktor

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …