Dhuna e nipave në Rinas/ Policia mbron Qefalinë: Nuk i proceduam se kërkuan falje…

Policia e komisariatit të Rinasit ka reaguar me shpejtësi në mbrojtje të ish-deputetit sociaslist Xhemal Qefalia, në lidhje me një video të publikuuar në media ku tregonte një sherr brutal në aeroport.

Më konkretisht, një grup personash, të dyshuar si nipa të Xhemal Qefalisë, u përleshën me grushte me punonjësit e sigurisë dhe policinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Ngjarja ka ndohur më 6 shtator, në afërsi të “Gate 9”.

Por, Policia e Rinasit, në komunikatën e dhënë për mediat, kujdeset të thotë se protagonistët e sherrit nuk janë familjarë të ish-deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Ndërkohë, raporton se asnjë prej personave që kanë dhunuar punonjësit e sigurisë dhe policinë e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, nuk është proceduar penalisht, pasi sipas organizatës së uniformave blu, ata kanë kërkuar falje.

Pra, me këtë argument të dhënë nga Policia, nëse ju godisni një efektiv për shkak të detyrës, mund të faleni pa u vendosur nën hetim, nëse kërkoni falje.

 

 

About Redaksia

Check Also

Banka e Shqipërisë mbron politikën e pastrimit të parave në ndërtim…

Nga Adriana KALAJA ëse shohim takimin e Dumanit me Zyrtarë të DASH, por edhe me …