Procesi farsë/ Kush po i bën presion drejtësisë që Mediu të dënohet me burg?

U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzuar për ngjarjen e shpërthimit në Gërdec, për të cilën SPAK ka ngritur veprën penale shpërdorim detyre në dy raste.

Mediu ishte vetë i pranishëm në seancë, teksa paraqiti dhe kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake.

“Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për ministrin e Mbrojtjes. Ministri nuk merret me çështje ushtarake. Përgjegjësia për këto çështje i takon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe stafit ushtarak. Ministri i Mbrojtjes është civil”, ka thënë Mediu ndër të tjera gjatë seancës.

Mediu i ka kundërshtuar herë pas here akuzat e ngritura, duke i cilësuara si të motivuara politikisht.

Gjyqi ndaj tij vijon që prej prillit 2023. Ngjarja ndodhi më 15 mars 2008, në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve” në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, pati shumë të plagosur dhe dëme materiale.

Sipas burimeve nga drejtësia ka një presion ndaj saj që Mediu të dënohet me burg se pse ashtu i teket të “madhit” dhe për ti mbyllur Mediut gojën. Mediu ka qenë mjaft aktiv në takimet me ndërkombëtarët dhe stafin e afërt të Presidentit Trump.

About Krye Redaktor

Check Also

“Bakja bëhet edhe ndërtues” / Ka nisur ndërtim vilash, denoncimi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita ka nisur zyrtarisht procedurat …