Shkodra duhet të reagojë sa nuk është vonë!

Nga Eliona Kodra SHKRELI

Zyrtarisht, po ndodh ajo që nuk duhej…merr jetë kulla dhjetra katëshe në qëndër të Shkodrës!

Një kullë që simbolizon vetëm vizionin betonizues, korrupsionin dhe pastrimin e parave të një Rilindje të “zhytur” komplet në pisllëkun e marrëveshjeve me komponentë të korrupsionit e krimit dhe oligarkë të pasur që Shqipërisë po i gllabërojnë çdo ditë “copa” të majme të pronave që përfaqësojnë kulturë, identitet, turizëm, virgjëri natyrore etj.

Çdo cep i Shqipërisë po kapet, po i grabitet pronarëve legjitimë. Ligjet ndryshohen sipas marrëveshjeve të fshehta, ndërsa shqiptarët ikin duke mos kthyer kokën pas.

Shkodra sot është lavatriçja e rradhës e pastrimit të parave. Kështjella e fundit që i kishte mbetur Edi Ramës pa e ‘ndyrë’ dhe pa e përzier me krimin dhe korrupsionin. Përmes marrëveshjeve okulte të Elisa Metamorfozës dhe Benetit të SPAKU-ut e tenderave korruptivë, Rama arriti të grabisë Shkodrën, kalanë e demokracisë!

Sot po merr jetë fillimi i fundit të identitetit të Shkodrës së Idromenos! Një kullë dhjetra-katëshe, një shëmti’ që i serviret shkodranëve, gjoja në emër të zhvillimit dhe vizionit kryeqytetas, por që në fakt tregon se Shkodra po shkon drejt shkatërrimit të një trashëgimie kulturore dhe arkitektonike!

Por në ç’baza ligjshmërie ndërtohet kjo kullë? Do bëhet ky ndërtim i shëmtuar mbi një truall publik? Ka pronarë të ligjshëm kjo pronë me të cilët nuk është bërë marrëveshje por thjesht po u grabitet prona siç dinë të bëjnë vetëm rilindasit?

Një shtet që privatizon pronën e dikujt tjetër….

Kulla është fytyra e vërtetë e Benetit të tenderave! Erdhi me premtime për një Shkodër të bukur, përtej së majtës e të djathtës, me një ngjyrë as blu e as lejla, por protokalli. Beneti premtoi menaxherin e mirë, që do ruante kulturën, traditën dhe trashëgiminë e pasur kulturore e historike të Shkodrës!

Por, shumë shpejt… Beneti i SPAK-ut u bë politik, shkatërroi identitetin kulturor duke shkrire teatrin mbi 70 vjeçar, shpërdoroi lekët e taksapaguesve shkodranë përmes tenderave korruptivë dhe tashmë ngre’ kulla të larta për t’a kthyer Shkodrën në qytetin e pastrimit të parave të drogës e krimit!

Shkodra duhet të tregojë qytetarinë e saj, të reagojë sa nuk është vonë! Kjo është vetëm kulla e parë e cila do pasohet nga të tjera deri në betonizimin e plotë të saj! Qytetaria shkodrane nuk duhet të lejojë që Benet Beci të pasurojë veten duke përçudnuar identitetin shkodran! Qytetaria shkodrane duhet të mbrojë trashëgiminë e të parëve dhe mos të lejojë “vampirët” Rama-Beci, të pangopur me para’ e pasuri, që të shkatërrojnë e të grabisin në emër të pushtetit pasurinë dhe pronën e trashëguar nga të parët!

Shkodra duhet të tregojë veten përmes REAGIMIT të fortë ndaj kullave të një pushteti kriminal dhe korruptiv!

About Redaksia

Check Also

Banka e Shqipërisë mbron politikën e pastrimit të parave në ndërtim…

Nga Adriana KALAJA ëse shohim takimin e Dumanit me Zyrtarë të DASH, por edhe me …