Berisha: Kryefjalë është Aruba, por mediat po e fshehin lajmin! Kërkoj nga NATO, KE dhe PE të marrin dosjen

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, kryefjalë është Aruba, por mediat po e fshehin lajmin! Gjatë konferencës për shtyp, Berisha i kërkoi nga NATO, KE dhe PE të marrin dosjen.
“Kryefjalë është Aruba.
Tani, unë do u përgjigjem zonjë, por të mos shpallim kryefjalë dhe kryedramë në moment kur paraqiten interceptime, jo më hipoteza, por regjistrime telefonike që qeveritarë të këtij vendi shkojnë me çarter, fluturojnë 13 mijë milje nga Tirana për t’u takuar me përfaqësuesit e klaneve kriminale dhe tashmë kjo nuk është kronikë e gazetave dhe portaleve të vendit, por është dosje e antimafies italiane, e cila thotë autori, fshihet në thellësitë më të mëdha. Politike është fshehja, pa diskutim.
Por autori thotë, ndodhet edhe në shërbime të tjera.
Unë i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut të ndalet sepse një kryeministër i një vendi anëtar, që vë qeverinë në dispozicion dhe negocion me grupet narkoterroriste ndërkombëtare është rrezik për NATO-n.
Unë u bëj thirrje Komisionit Europian, Parlamentit Europian, me urgjencë të marrin dosjen Aruba se aty qëndron çelësi i të gjithë veprimtarisë kriminale të Edi Ramës dhe organizatës që ai kryeson.
Sepse aty zbulohet mekanizmi si u ndërtua narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.
Prandaj, u lutem, nuk mund të ketë kryefjalë, nuk mund të ketë çështje më madhore.
A e imagjinoni ju se po të mos ishte kontrolli qeveritar mbi mediat, sot të gjitha mediat e vendit do ishin hapur me germat kapitale: Edi Rama, bashkëpunëtor i organizatave terroriste.
Ku janë këta tituj?
Dhe unë detyrohem të vij për t’iu kundërvu pikërisht censurës të tmerrshme të qeverisë ndaj këtyre lajmeve.
Imagjinoni, kryeministri dhe qeveria akuzohen se kanë udhëtuar 13 mijë kilometra në Aruba për t’u takuar me klanet më të rrezikshme të drogës, të Shqipërisë, Europës dhe botës.
A ishin në avionë edhe Troplinët, Çelët, Çopjat dhe me radhë?
Atë nuk e di, por aty thotë ministra, thotë qeveritarë.
Thotë se nuk dihet a ishte apo jo Rama.
Kur ai e shtron me dyshime… unë u garantoj që e kam pyetur disa herë Ramën edhe në parlament, çohu e thuaj, ke qenë në Aruba apo nuk ke qenë?
A u kujtohet ju një denoncim në Facebook nga unë, që e paraqet Ramën në aeroportin e Amsterdamit, i rrethuar nga policët, vetëm.
Po, e keni status. Udhëtimi më mistik.
A u nis me atë rast Rama në Aruba, unë nuk mund të them.
Por kjo është e vërtetë.
Unë dal këtu për të thënë të vërtetat që të tjerët i fshehin.
Sot, mediat, po të mbronin interesin publik të shqiptarëve, do të kishin kryetituj: Edi Rama i lidhur me organizatat e narkoterrorizmit shqiptar dhe ndërkombëtar. Nuk janë, nuk janë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Antimafias për Ramën/ Dy kullat për të cilat u diskutua në Aruba

Sali BERISHA Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në …