Gazetari i Veliajt dhe i afërt i pushtetit, Baze thotë se Kryeministre de facto e vendit sot është Belinda Balluku.
“Ogerta Manastirliu e përzgjedhur nga Rama për detyrën e kryetares, i ka bërë atij vetëm një kërkesë që Belinda Balluku do të jetë udhëheqësja e fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës. Këtë e konfirmoi kryeministri ndërsa mblodhi grupin e punës per Tiranën.
Duke i lënë përsipër udhëheqjen e fushatës Belinda Ballukut, që është de facto kryeministre e vendit, Manastirliu ka zgjidhur një sërë problemesh të fushatës me një të rënë të lapsit.
Së pari, ka shmangur humbjen e energjive për të aktivizuar nga pikëpamja elektorale njerëzit që kanë bërë fushatën elektorale të Veliajt për tre mandate, pra 10 vitet e fundit. Vetë Manastirliu do ta kishte këtë një proces me shumë probleme rrugës, dhe ndoshta me qejfmbetje dhe humbje energjie që do t’ia vështirësonin fushatën. Me Ballukun ky problem thjeshtohet. Ajo ka mundësinë të krijojë një strukturë të re” shkruan Baze.