Kandidatja për “tepsinë” e Tiranës me 5 dosje penale në SPAK për 500 milionë Euro

Rama shpalli Ogerta Manastirliun, kandidate për Kryetare të Bashkisë-Tiranë, duke e vlerësuar “Shkëlqyer për përvojën” në çdo detyre gjatë 12 viteve pushtet të PS.

Por faktet, dëshmojnë se të vetmen “përvojë” që ka Ogerta, është korrupsioni në çdo detyrë, duke qenë e vetmja drejtore dhe ministre, nën hetim me 5 dosje penale për tenderë e koncesione.

Për Ogerta Manastirliun, janë hapur 2 hetime penale në Prokurorinë e Tiranës, për korrupsion me tenderët dhe falsifikim dokumentesh e vjedhje të sasive të ilaçeve, gjatë viteve 2013-2017 kur ishte Drejtore e QSUT, zbuluar nga auditetet e KLSH dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas dosjeve, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet tenderëve fiktivë, pa garë, me fonde limit më të larta se kostot reale e shtim kontratash, ka bërë korrupsion 110 milionë Euro në blerje ilaçesh, pajisjesh mjekësore, rikonstruksion spitalesh e qendrash shëndetësore, ushqim e mobilim të tyre.

Ajo është proceduar penalisht për lejimin, organizimin, firmosjen dhe vjedhjen në bashkëpunim me vartësit e saj, të 60 milionë Euro ilaçe e materiale mjekësore në magazinën e QSUT, duke i deklaruar të skaduara e sikur gjoja kishte furnizuar pavionet dhe farmacinë qendrore.

Prej 4 vitesh, në sirtarin e SPAK vazhdon të qëndrojë pezull hetimi për Ogerta Manastirliun, lidhur me kallëzimin penal, për tenderët sekret të ilaçeve, pajisjeve, oksigjenit e materialeve mjekësore për periudhën e pandemisë “Covid 19”, kur ajo ishte Ministre e Shëndetësisë.

Sipas dosjes penale, Ogerta Manastirliu, ka abuzuar me 50 milionë Euro tenderë sekretë, dhënë 4 firmave klienteliste me negociim pa garë; 35 milionë Euro prej të cilave, u vodhën duke sajuar bashkë me Bablokun, fonde limit me vlera të larta dhe duke falsifikuar zbatimin e kontratave.

Sipas raporteve në dosjet hetimore, rezulton se, gjatë periudhës prill 2017-gusht 2023 si Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kryer edhe 185 milionë Euro korrupsion me tenderët.

Në SPAK është dhe dosja penale, për aferën e datës 15 janar 2020, kur me ndryshim kontrate e preventiv fals, Ogerta i shtoi 44 milionë Euro koncesionit të Sterilizmit të Pajisjeve Kirugjikale.

Një tjetër dosje penale, është për falsifikimin e realizimit të kontratave të Dializës, Laboratorëve e Check-up, duke u dhënë në total 21 milionë Euro me faturime false për shërbime të pa kryera.

Tre afera të tjera korruptive të Ogerta Manastirliut, janë ato gjatë dy viteve Ministre Arsimi, ku ka firmosur 30 milionë Euro vjedhje për ekipet sportive shkollore dhe tenderët e rikonstruksionit të shkollave, ngrohjes e librave mësimore.

Ndoshta prej kësaj “përvoje” korrupsioni e vjedhjesh dhe guximit për për të firmosur zhvatjen e fondeve; Rama shpalli Ogertën kandidate për “timonin” Bashkisë së Tiranës.

Edhe në Bashkinë e Tiranës, Ogerta ka “përvojë” korrupsioni e vjedhjesh gjatë viteve 2004-2011 nën drejtimin e Edi Ramës, kur ishte Drejtoreshë e Strehimit, Drejtoreshë e Shërbimeve Sociale dhe Drejtoreshë e Projekteve. /Pamfleti. News

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …