Malltezi: Lolot e Soros nuk e kanë vendin në drejtësi, por duhet të përballen me drejtësinë!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një reagimin për mediat jashtë GJKKO ku po mbahet seanca e radhës për dosjen “Partizani”, u shpreh se, prokurorët dhe gjyqtarët e reformës në drejtësi janë kukulla të Soros.

Ai tha se, të gjithë lolot e Soros nuk e kanë vendin në drejtësi, por duhet të përballen me drejtësinë! Malltezi theksoi se, në raportin e DASH, Edi Rama akuzohet se ka nxjerrë ligje nominative për klientët e tij.

“Që mashtroi duke falsifikuar dokument shërbimeve sikur gjoja Hunter Biden nuk kishte pasur laptop. Pra kur arriti të mashtronte Kongresin dhe të gjithë popullin amerikan imagjino si i kishte lolot e Soros. Kjo kukull nuk është më dhe bashkë me barin e saj e mori me vete. Kjo kukulla vinte përherë këtu dhe i rreshtonte prokurorët dhe gjyqtarët e Soros sikur të ishin birrila. Pa pikë respekti dhe dinjiteti për veten e tyre. Kjo kukulla u qërua bashkë me barin e saj.

Kemi një lajm të dytë nga Amerikan që erdhi dje, klima e biznesit në Shqipëri. Çfarë tha?

Korrupsion i përhapur në të gjithë qeverinë dhe në të gjithë gjyqësorin. Pra u bë reforma në drejtësi dhe u shtua korrupsioni. Ky ishte përfundimi i reformës Soros në drejtësi. Soros është i hetuar në vendin e tij dhe duhet të hetohet dhe në Shqipëri. Të gjithë lolot e Soros nuk e kanë vendin në drejtësi, por duhet të përballen me drejtësinë.

E dyta, pastrim masiv i parave të narkosit në kullat që i jep Edi Rama. Edi Rama ka shkelur Kushtetutën, ka mërrë të gjitha lejet, i ka zeruar të gjithë kryetarët e bashkive që të japë vetë leje dhe të ndajë paratë me narkotrafikantët.

Së treti, ky raport thotë që Edi Rama ka nxjerrë ligje nominative për klientët e vetë. Ligje nominative qoftë për investimet strategjike, qoftë për Bolinon qoftë për vëllain e vetë. Të gjitha këto janë sinjale që kanë ardhur vetëm 4 ditët e fundit nga Amerika”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Shantazhi/ Kush është njeriu i Ballukut më të cilin përgjonte Ambasadat?

Vazhdon terrori i pandërprerë i Lubi Ballukut ndaj eksponentëve të tjerë të partisë së krimit. …