DEKLARATA E DEPUTETIT TË PD, KLEVIS BALLIU
Ish-Ambasadorja Yuri Kim ka provuar edhe njëherë se, gjatë kohës në detyrë në Shqipëri, ka përfaqësuar interesat vetjake, financiare dhe korruptive dhe jo ato të taksapaguesve amerikanë dhe aleatit strategjik të kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke shkelur me të dyja këmbët etikën diplomatike dhe standardet e profesionale ajo ka pranuar një post ekzekutiv si shpërblim nga një kompani, të cilën e ka ndihmuar të sigurojë një kontratë me qeverinë shqiptare.
Exxon Mobil, falë Yuri Kim ka parkuar në gjirin e Vlorës dy termocentrale lundruese, të cilat nuk punojnë dhe as prodhojnë energji; e kundërta ndotin detin dhe brigjet përreth.
Ajo që Yuri Kim quante asokohe ‘memorandum mirëkuptimi’ ishte një ‘pakt korruptimi’ mes saj dhe ‘B
ukrës së Korrupsionit’, rekordmenes së ‘kilometrit 24 milion euro’, Belinda Balluku.
Yuri Kim tradhëtoi kështu, jo vetëm vendin e saj, por edhe interesat e qytetarëve shqiptarë, taksat e të cilëve paguan për dy dinosaurë industrialë të ardhur nga Azia.
Tigri 1 dhe Tigri 3 janë “dhurata” që Yuri Kim i bëri Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ajo siguroi një vend pune pas pensionit dhe, me siguri, një bakshish të majmë.
Kjo ishte vetëm një nga pagesat që mori nga qeveria Rama për luftën e saj të paprinciptë kundër Partisë Demokratike, liderit të saj Berisha, dhe opozitës në tërësi.
Shprehja e saj famëkeqe “do të hani bar” drejtuar demokratëve, është sot kujtesa e dëmit jo vetëm financiar, por edhe moral e electoral që diplomatë të tillë i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë Shqipërisë.
Partia Demokratike thekson partneritetin dhe miqësinë e pacënueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me administratën e Presidentit Trump, dhe shpreh mirënjohjen për Sekretarin Rubio që e pastroi Departamentin e Shtetit nga të korruptuarit si Kim.
Sot demokratët mund të qeshin me atë që po ha barin e hidhur të turpit.