Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: “Unë nuk jam këta, unë jam socialist”!

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, pas shakrimit të Erion Veliajt, duket se kanë ndezur konflikte në radhët e socialistëve.

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër pas vendimit për ta zëvendësuar nga drejtimi i fushatës elektorale në Njësinë 5 të Tiranës, vendim ky i marrë në një mbledhje të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një mesazh të dërguar bashkëpunëtorëve, Braçe shpreh revoltën e tij për vendimin, duke e cilësuar atë si “fyese” dhe “të padrejtë” dhe thekson se nuk do të pranojë trajtim të padrejtë politik: “E thjeshtë, unë nuk jam këta, unë jam socialist!”.

Braçe përshkruan situatën ku socialistët në Njësinë 5 ishin “gënjyer e mashtruar, abuzuar e harruar, dhunuar e përçmuar”, dhe thekson se bashkë me Delinën kanë punuar për të korrigjuar këto probleme, “balle për balle e sy me sy”, duke vendosur veto ndaj autorëve të situatave të padrejta.

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …