PD Vlorë: Dionis Sota do të përfaqësojë qytetin e tij në këtë garë!

Deklaratë për media e Partisë Demokratike Dega Vlorë nga Sekretaria Funksionale, Eralba Kreshpa

Diten e djeshme Partia Demokratike Dega Vlorë zhvilloi një takim me strukturat e saj, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka dhe deputetit Bujar Leskaj, ku u shpreh mbështetja e plotë për formulën e re të përfaqësimit të zgjedhur nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

Kjo formulë, që përfshin kandidimin e përfaqësuesve të shoqërisë civile, është një hap i rëndësishëm drejt hapjes së partisë dhe përfshirjes së individëve me integritet, përgjegjshmëri dhe dëshirë për të kontribuar në komunitet.

Në këtë kuadër, Partia Demokratike Vlorë mbështet fuqishëm kandidaturën e Dionis Sotës, djalit të Vlorës dhe një zëri të shoqërisë civile, që me përkushtim dhe ndershmëri ka zgjedhur të përfaqësojë qytetin e tij në këtë garë.

Ky angazhim tregon se PD është një forcë e hapur, që u jep vlerë jo vetëm njerëzve me kontribute partiake, por edhe atyre që në momente të vështira marrin përsipër të bëjnë diçka për Vlorën dhe për të ardhmen e saj.

Nga kjo foltore, ne duam të theksojmë qartë:
Kandidati ynë nuk është as manekin i opozitës, as produkt i ndonjë shoqërie pluraliste fasadë. Ai është një qytetar i lirë, që dëshiron të kontribuojë për komunitetin ku jeton.

Dhe pikërisht kjo është alternativa e re e opozitës, alternativa e fitores, e dinjitetit dhe e shpresës për qytetin tonë.

Ndërkohë, përballë zërave dashakeqë e pseudo-analistëve që zgjedhin të merren me PD-në e Vlorës, ne u kujtojmë se më e vlefshme do të ishte të ndaleshin tek shkeljet e rënda të evidentuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë Vlorë, ku janë konstatuar abuzime që kapin vlerën e rreth 500 milionë lekëve.

Partia Demokratike Vlorë mbetet e vendosur të çojë përpara kauzën e transparencës, hapjes dhe përfaqësimit të denjë qytetar.

About Redaksia

Check Also

Merret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili është marrë zyrtarisht person nën hetim për tentativën e hakërimit …