Noka: Dumani, prokuror politik nën urdhrat e Edi Ramës, mbyll sytë përballë shkeljeve flagrante elektorale!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka bëri akuzash të forta ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar atë si një prokuror politik nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

Noka tha se, SPAK po mbyll sytë përballë shkeljeve flagrante ligjore për qëllime elektorale. Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it, ai deklaroi se, qeveria shkeli hapur ligjin me vendimet për shpërblimin e 700 mijë pensionistëve dhe faljen e gjobave vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

“Tani, pyetjet u bënë më shumë për qytetarët, jo se prisnim ndonjë përgjigje të saktë, se pak a shumë përgjigjen e dinim. Ajo që është për t’u shqetësuar është që OSBE-ODIHR-i vlerëson që në Shqipëri u shkel hapur ligji me VKM-të e famshme që miratoi kryeministri dy ditë para zgjedhjeve, për shpërblimin e 700.000 pensionistëve dhe për faljen e gjobave.

OSBE-ja, që nuk është organ ligjzbatues apo ligjvënës, e konstaton që është shkelur hapur ligji. Dumani nuk e konstaton që është shkelur hapur ligji. Ka gjë më të rëndë se kjo?

Për Dumanin nuk ka shkelje ligji.

Patronazhistët dhe drejtorët, ministrat që shpërndanin thasë me para, që bënin favore, që që bënin ndera dhe favore në shkëmbim të votës, i dinë të gjithë andej, në çdo qark, në çdo fshat, po po kudo.

Kanë shkuar, kam nxjerrë unë në Facebook-un tim, ka nxjerrë kryetari i Partisë Demokratike në Facebook-un e tij, video duke shpërndarë leje, leje legalizime dhe leje ë dhe hipotekash.

Po. Por nuk ka krim. Pse? Sepse është partia mbi të gjitha. [gong] Prit mo, sa fillova, prit duro. Duro. Tani, për Dumanin, kur kërcënohet deputetja me rrëmbim vajze, nuk është vepër e SPAK-ut. Po qe se deputetja do kërcënonte banditin, do ishte vepër e SPAK-ut. A e kuptoni apo jo? Ja pra kjo është e gjitha. Tani tjetra, po si mundesh ti kryetar i SPAK-ut këtu e të thotë për xhafajt unë nuk i njoh? Po organizatë kriminale dhe dhe dhe dhe grup i strukturuar kriminal. Po të pyes partnerët e tij në Britani të Madhe çfarë kanë bërë, të pyes partnerët e tij në Itali, po të shkojë në Vorë të pyesë çfarë i thonë të gjithë qytetarët, është kartel, jo thjesht një organizatë kriminale, është një shkallë shumë më e lartë. Po pse? Sepse nuk e lejon Rama.

Nuk e lejon padroni që t’i njohë për organizatë kriminale as troplinët, as Olsianët, as Xhafajt, asnjë. Dhe po dëshmon se pa urdhrin e atij, ky nuk jeton. Pastaj këtu themi ne të hetojmë Ramën. E dimë. As s’e ka menduar ndonjëherë, as nuk ia lejon vetes ta mendojë. Pavarësisht asaj që tha zoti Boçi, 17 vendime për një ditë, vetëm edhe edhe roja e derës tuaj e di që vetëm kryeministri ka fuqi t’i ushtrojë.

Por jo, për Dumanin nuk janë ato, nuk ekzistojnë. Sikundërse s’ekziston as Olsi. Kjo është. Ja pra, çfarë na duhej ne? T’ju themi shqiptarëve që ja ku e keni. Ky është prokurori politik”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Një arritje e re e Kosovës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë …