Dhjetë urdhër-arreste janë lëshuar në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve ka zyrtarë publikë dhe efektivë policie.
Veprimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, si pjesë e një hetimi që ka nisur prej disa kohësh.
Mes tyre janë Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës dhe Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve, ndaj të cilëve u caktua masa e arrestit në shtëpi.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për prona dhe ndërtime pa leje në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më parë të drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ndërkohë që ende nuk dihen detaje.
Emrat
Pjetër Tuçi – “arrest në burg”,
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”,
Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”,
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”,
Luiza Bala – “arrest në shtëpi”,
Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”,
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”,
Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”,
Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Gazeta RD