Berisha: Edi hajduti është ulur mbi 50 mln euro! Është radha e qytetarëve që tani t’i përgjigjen Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, Edi hajduti është ulur mbi 50 mln euro. Ai tha se është radha e qytetarëve që tani t’i përgjigjen Ramës!

“Tani, gossipi thotë shumë. Gossipi thotë se Gjushi i tha Ramës, për tre ditë të marr me vete po më arrestove.

Lefter Koka ju drejtua duke i thënë se, vrimën e miut do të gjesh.

Lali vjedhësi, të dola borxhit, tani është radha ime.

Këto janë të vërteta.

Lubia i ka thënë që, mos mendon se jam ai qurraveci i bashkisë, unë të marr me vete.

Madje të njëjtën gjë i ka thënë prokurorit dhe këtij, se ‘më sheh me rroba grash, por unë vishem si burrat’.

Rikthehet tek gjyshi i saj serial killer. Kështu ka qenë Beqiri në fakt, vishem si burra, tek instikti.

Praktika e ka treguar këta kanë shkuar të gjithë aty ku e meritojnë, dhe këtij nuk ja kanë arritur, por do të jenë qytetarët që do i bëjnë gjyqin këtij.

Në këtë rast, të jem i sinqertë, prokurori ja shqeu derën Edi Ramës. Është ky. Unë po them Lubi këtu, por në të vërtetë u takon qytetarëve tani, se këto janë gjëra që kurrë nuk mund të ndodhnin veçse me diktimin e Ramës. Ndryshe asnjeri nuk mund ti bënte.

Nuk ka më të thotë se, unë nuk kontrolloj këtë e atë. Por ky është vetë këtu, ja ku është. Është ulur mbi 50 mln euro hajduti.

130 milionë euro djegësi i Tiranës.

A e morët vesh ju, se dje shpallën falimentimin e strategjisë së djegësave. Pasi i shpenzuar qytetarëve shqiptarë 400 mln euro me llamarinat e Fierit dhe Elbasanit dhe për to nuk ka njeri të dënuar për korrupsion, sepse është Edi Rama. Është Edi Rama.

Por nëqoftëse Erion Veliaj nuk mund të themi se, ishte këmisha e Edi Ramës, për Lubinë pak është me thënë këmisha. Këmisha dhe më shumë se këmisha e tij.

Tek Lubia nuk ka ku shkon, është vetë Edi Rama”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit VASILI Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova …