“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Mësohet se në dosjen e saj hetimore ndodhen biseda të përgjuara në të cilat ajo i referohej kryeministrit Edi Rama me një nofkë tallëse, “palloshi i gjatë”.

Ky detaj, që ka qarkulluar ditët e fundit në media dhe është përdorur gjerësisht nga opozita, rezulton të jetë përfshirë në aktet hetimore pas sekuestrimit të celularit të ish-drejtorit të rrugëve, Ervis Berberi, tashmë i arrestuar për abuzime me tendera publikë.

Në komunikimet mes Ballukut dhe Berberit, të gjetura në telefonin e këtij të fundit, ndodhet edhe një mesazh ku ministrja i shkruante se në një orë të caktuar do të hynte në zyrën e kryeministrit. Ajo i kërkonte vartësit të saj që pas disa minutash t’i dërgonte një mesazh, për të krijuar përshtypjen se po merreshin me një çështje të re për ta paraqitur si “surprizë” para Ramës. Pikërisht aty, sipas hetuesve, Balluku përdor shprehjen: “Në filan orë do hyj te Palloshi i gjatë…”

Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për veprën penale “Shkelje të barazisë në tendera”. Ajo është kapur në shkelje në tenderin e tunelit të Llogarasë.

About Krye Redaktor

Check Also

“Ka mbledhur të gjithë hajdutët”/ Lubonja: Rama duhet të japë dorëheqjen

Analisti Fatos Lubonja nuk kurseu as kritikat ndaj kryeministrit, duke e quajtur atë përgjegjës për …