Vasili: Zyrtarët e Brukselit të dëgjojnë prokurorin belg Moinil përpara se të puthen me Ramën!

Nga Petrit VASILI

Skenat hipokrite të ca zyrtarëve të Brukselit që kur vijnë në Tiranë puthen e përqafohen me Ramën janë bërë vërtet një rutinë e pështirë.

Gjithashtu të pështira janë bërë edhe deklaratat me lavdërime idiote për ca reforma imagjinare të qeverisë, ndërkohë që realiteti është katastrofik, vendi shpopullohet frikshëm dhe Shqipëria është kthyer në narkoshtet.

Por akoma më e pështirë bëhet situata kur kujton se pikërisht në Bruksel, pak metra larg nga Komisioni Europian, prokuroria belge ka ndërmarrë një hetim të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm për narkokriminelët shqiptarë, që mbështeten hapur nga qeveria dhe përdoren edhe për zgjedhje, si dhe për komunikimin me SKY ENCRO CHAT-in, të përdorur nga politikanë dhe policia e korruptuar në Shqipëri.

Prokurori i njohur belg Julien Moinil, për asgjësimin e të cilit mafia shqiptare vendosi 1 milion euro, konfirmon për rrjetin e njohur francez investigativ BLAST se:

🟥 Hetimet SKY ECC nxorën në pah si “fuqinë financiare” të mafies shqiptare, ashtu edhe “pastrimin kolosal të parave që po ndodh aktualisht në Shqipëri”.

🟥 “Në çështjen TOYOTA, zbuluam se hetuesja e prokurorisë kishte… një telefon SKY ECC. Ajo fyeu delegacionin belg dhe qartazi ishte e korruptuar. Kjo gjë të vret nga tmerri.”

🟥 “Më vjen keq që kërkesat hetimore përfundojnë në media,” – vazhdon Moinil.

🟥 “Kjo nuk do të thotë se nuk ka njerëz të mirë, të angazhuar për drejtësinë, por ata shpejt bien nën presionin e një sistemi të shkatërruar nga korrupsioni.”

PËRFUNDIM:
Nëse në Bruksel ka njerëz që me vullnet të plotë mbyllin sytë përpara kriminalizimit të qeverisjes në Shqipëri, opozita duhet ta refuzojë me forcë një qëndrim të tillë.

Opozita, pa asnjë kompleks dhe me gjuhë të drejtpërdrejtë, t’u flasë këtyre zyrtarëve me gjuhën e fakteve, siç bën prokurori belg Julien Moinil.

Kush mbyll sytë përpara pastrimit të parave, shkatërrimit të zgjedhjeve, korrupsionit të tmerrshëm dhe kapjes së drejtësisë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mik i Shqipërisë, por mik i narkotrafikantëve në qeveri.

Koha e oportunizmit, komplekseve të inferioritetit dhe nënshtrimit ndaj zyrtarëve të huaj të korruptuar ka marrë fund, sepse fati i Shqipërisë është më i rrezikuar se kurrë.

About Redaksia

Check Also

Sarkozy në Gjykatën e Parisit: Kurrë nuk do pranoj diçka që nuk e kam bërë!

Nga Enton DOÇI Në një moment emocional gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Apelit …