Atentati në Rinas, 50 metra nga komisariati, gazetarja: Policia është shkretuar!

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar atentatin e ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani (i njohur edhe si Sheqeri).

Në një intervistë televizive, Lala e cilësoi ngjarjen si një krim të mirëorganizuar, të kryer nga autorë profesionistë, duke theksuar se atentati ndodhi në një nga zonat më të sigurta të vendit vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë dhe pranë hyrjes VIP të aeroportit.

Autorët nuk ishin amatorë. Ata kryen një krim në një zonë shumë të populluar, ku ndodhet postblloku i policisë, sepse aty kalojnë personazhe të njohur dhe politikanë. Është një zonë që konsiderohet e mbrojtur,” u shpreh gazetarja.

Makina e djegur tip “Toyota” u gjet në Halil të Krujës, ku gjatë kontrollit, janë gjetur katër armë zjarri kallashnikov, të cilat dyshohet se janë përdorur në atentat.

Në ngjarje dyshohet se kanë marrë pjesë katër persona, 2 prej të cilëve atentatorët, njëri shoferi i automjetit tip ‘Toyota’ nga i cili ndodhi sulmi dhe një tjetër person që dyshohet se i ka pritur në fshatin Halil me një makinë tjetër, pasi dogjën makinën e atentatit.

Sakaq bëhet me dije se makina brenda së cilës u vra Gilmando Dani i përket Elvis Kosovës i njohur ndryshe si “Visi i Garave”.

About Redaksia

Check Also

Aktori reagon kundër aktorëve që mbështetën hajdutin Veliaj në Gjykatë

Paraqitja e disa aktorëve në mbështetje të hajdutit Erion Veliaj në Gjykatën Administrative ka shkaktuar …