Një papërgjegjshmëri e padituri e tillë nuk gjendet kund…

Nga Iva V.GRILLO

Çfarë e lidh këtë zonjë me rendin, policinë apo luftën me krimin…çfarë kredencialesh ka dhe me sa pare mend pranon njê detyrë që kërkon përgatitje, njohuri e përkushtim të posaçëm?!

Kjo zonjë dhe shoqet e saj që pranojnë detyra që nuk kanë asnjë lidhje me profilin e tyre, jo vetëm që bëhen patericë e garniturë banale e një regjimi mafioz e thellësisht të korruptuar, por dëshmojnë çdo ditë paditurinë, mendjeletësinë dhe papërgjegjshmërinë totale që i karakterizon.

Duke i vënë kazmën kështu edhe çdo diskutimi e progresi që mund të jetë bërë përsa i përket barazisë gjinore…

Ky nuk është progres, ky është sharlatanizëm dhe fasadë bajate e një regjimi mafioz.

About Redaksia

Check Also

Protestuesja humb ndjenjat në tubimin para Ministrisë së Arsimit

Një protestuese ka rënë pa ndjenja gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit, …