Drejtuesja e SHISH kërkon raportim me dyer të mbyllura, Noka: E papranueshme, po tallet…

Në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka raportuar kryetarja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Në fjalën e saj shkurt, ajo bëri një prezantim të buxhetit dhe më pas kërkoi që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Kundër doli opozita, e cila tha se është e përcaktuar me ligj se çfarë është sekret shtetëror. Flamur Noka kërkoi që raportimet e drejtueses së SHISH të bëheshin publikisht për të treguar transparencë.

“Terri informativ mbulon këtë komision në raportin e SHISH. Është herë e parë që termi transparencë nuk ekziston. Tallet zonja dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund t’i hedhim hi syve shqiptarëve. Sekreti shtetëror është i përcaktuar me ligj. Ky nuk është raportim, por është “më ka çuar nëna me la gojën”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Merret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili është marrë zyrtarisht person nën hetim për tentativën e hakërimit …