Berisha: Nuk më kanë thirrur asnjëherë për “21 Janarin” sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat tha se, nuk është thirrur asnjëherë nga prokuroria lidhur me ngjarjet e 21 janarit, pasi autoritetet kanë pasur frikë nga dëshmitë që mund të jepte.
Berisha rikujtoi se demonstrata e 21 janarit ishte një nga më të dhunshmet në historinë e vendit, me gurë dhe plumba duke goditur ndërtesat, xhama të thyer dhe automjete të sulmuara, dhe se sipas vlerësimeve ndërkombëtare, Partia Socialiste kishte një axhendë dhune.
“Siç dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh.
Për këtë çështje, Sali Berisha ka bërë deklaratë në darkën e asaj nate.
Nuk është thirrur asnjëherë, as edhe një herë të vetme, përkundrazi kanë biseduar me mua të huaj, zyrtarë të lartë të ndryshëm, dhe nuk më ka thirrur prokuroria e shtetit, nuk më kanë thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.
Sepse ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit dhe se ka deklarata të vendeve më të fuqishme të planetit se PS kishte axhendë dhune.
Pra, axhenda e dhunës.
Dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra gurë duke vërshuar drejt mbrojtësve të ndërtesës, sheh plumba në dritaret e ndërtesës, vrima plumbash, sheh xhama të thyer me gurë, sheh automjete që duan të thyejnë derën.
Pra, kjo ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi.
Dhe ka një përcaktim ndërkombëtar se PS kishte një axhendë dhune.
Pra, në rast se do isha thirrur, absolutisht do kisha shkuar sa herë të isha thirrur.
Por nuk jam unë, janë ata që nuk më kanë thirrur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Manifest ideor i të djathtës shqiptare (vazhdim)

Nga Nikola KEDHI IIC. Shteti i së Drejtës: Ligji si kufi i pushtetit, jo si …