Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se, Partia Demokratike është tërhequr tërësisht nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, ku mazhorana duket se ka zhvilluar një “lojë të turpshme” dhe një proces farsë që synon të imponojë kandidatin e qeverisë pavarësisht marrëveshjeve të deklaruara më herët.
Berisha deklaroi se PD ka tërhequr firmat nga të gjitha kandidaturat, përveç atyre të paraqitura prej saj, ndërsa mazhoranca refuzon të njohë këtë tërheqje, duke konfirmuar manipulimin e procesit.
“Narko-mazhoranca ka bërë një lojë të turpshme me këtë, por ne e kemi ndjekur.
Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetin e tyre.
Në qoftë se u kujtohet, në një nga ditët, po këtu, Taulant Toyota Yaris, me shumë mbiemra, informoi se atë ia kemi lënë opozitës dhe unë u thashë ju se ata do pendohen.
Dhe tani tregojnë se u penduan.
Mund të imagjinoni këtë?
Opozita ka tërhequr të gjitha firmat për të gjithë kandidaturat e tjera, përveç kandidaturave të përzgjedhura vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaj, Haluci, Dardan Mustafa.
Këta janë kandidaturat tona.
Tani çfarë bënë sot?
Sot futën kandidaturën e tyre, i cili në kuadrin e 27 kandidaturave, kishte marrë firmat.
Por ne i tërhoqëm firmat.
Dhe Ulsi Manja me Taon thonë se nuk njohim tërheqjen e firmave, arrijnë gjer në këtë deklaratë të turpshme për të nxjerrë atë që thotë Edi Rama.
Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi.
Ne nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Kjo është një histori e turpshme e Edi Ramës, që u përpoq, por ne absolutisht në një farsë nuk marrim pjesë.
Në qoftë se ia lënë PD-në, ne u treguam të arsyeshëm, ne nuk thamë ose ky, ose asnjë tjetër.
Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan kandidaturën e tyre.
Është Endri Shabani.
PD tërhiqet nga procesi.
PD nuk merr pjesë në proces.
Ky është një turp i tyre.
Para katër ditësh siç e dini ju deklaruan se ia lamë opozitës, ia lamë PD-së, dhe tani thonë nuk njohim tërheqjen e firmave.
Firmat janë të tërhequra dhe ne nuk marrim pjesë në proces”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD