Lulzim Mehmetaj, pronari i biznesit në Shkodër, që ju vendos tritol mbrëmjen e kaluar, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor në lidhje me rastin.
“Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës kam qenë në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk di kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti përpara hetuesve.
Nuk dihet ende se kush janë autorët, ndërkohë nga kqyrja e kamerave të sigurisë, është parë se kanë qenë dy persona me motoçikletë, të cilët kanë vendosur lëndën plasëse në derën e biznesit të Lulzim Mehmatajt dhe më pas janë larguar.
Deri më tani policia dhe grupi hetimor të vetmen pistë që po hetojnë është ajo e konkurrencës.
Gazeta RD