Bardhi zbulon urdhrin e fshehtë: Peleshi po ndihmon të pandehurën Balluku!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit, Nikoll Peleshi, për shkelje të rëndë të procedurave kushtetuese dhe ligjore në menaxhimin e kërkesës së SPAK për ministren Belinda Balluku.

Gjatë një deklarate për mediat, pas mbledhjes së Grupit, Bardhi deklaroi se deputetëve, anëtarë të Këshillit për Rregulloren dhe Imunitetet po u mohohet aksesi në materialet e plota të dosjes së dërguar nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas Bardhit, justifikimi i dhënë se ekziston një urdhër prokurori që ndalon njohjen me materialet është i pavërtetë. Ai theksoi se një urdhër i tillë do të ishte antikushtetues dhe pretendoi se në fakt, urdhri në fjalë ndalon pikërisht të pandehurën, Belinda Balluku, që të njihet me provat e sjella në Kuvend.

“Shqiptarët nuk mund të jenë peng i një qeverisje të korruptuar dhe që bashkëpunon me krimin e organizuar. Prandaj unë dua t’i shpreh mirënjohjen secilit deputet të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që sot u ngrit në lartësinë e detyrës së tij për t’i shërbyer interesit publik. Së dyti, po, ne do të marrim nesër pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve, ku vota jonë dhe qëndrimi jonë është i qartë, pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë të një zyrtari të korruptuar, zyrtari më të korruptuar pas Edi Ramës, që është Belinda Balluku. E kam thënë edhe dje, nuk do të ketë asnjë mundësi askush në atë kuvend që ta mbyllë korrupsionin e Belinda Ballukut në kasafortë. Së treti, dua të dënoj në emër të grupit parlamentar, shkeljen e procedurës parlamentare, procedurës kushtetuese dhe ligjore, që ka kryer kryetari i Kuvendit, Nikoll Peleshi.

Ky nuk është rasti i parë, siç ju e dini, që vjen një kërkesë nga Prokuroria e Posaçme për të kërkuar autorizim për të hequr lirinë e një deputeti apo një ministri. Dhe procedura kushtetuese, ligjore dhe parlamentare është krejt e qartë. Sot që flasim, ju do të duhet t’i drejtoni pyetjen kryetarit të Kuvendit se ku e ka urdhrin e prokurorit që i ndalon deputetëve të njihen me materialet e plota të sjella nga Prokuroria e Posaçme. Ju garantoj që nuk ka asnjë urdhër të tillë, sepse nuk mund të ketë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, një urdhër të tillë. Pra, deputetët, anëtarë të Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, nuk janë njohur, pra jo vetëm provat, po dhe urdhri i prokurorit që pretendohet që ekziston, nuk i është vënë në dispozicion deputetëve. Dhe e dini pse? Sepse urdhri nuk ndalon deputetët të njihen me materialet, se s’mund t’i ndalojë deputetët të njihen me materialet.

Urdhri ndalon të pandehurën Belinda Balluku të njihej me materialet e sjella në Kuvend. Dhe Nikoll Peleshi bën të kundërtën. Belinda Balluku ka marrë kopje të provave, sepse do të vijojë të intimidojë dëshmitarët, si dosja e Prokurorisë e ka provuar. Ndërkohë që deputetët që do të shqyrtojnë rastin në Këshillin e Mandateve, nuk lejohen të njihen me dokumentet. Pra ky proces ka nisur me një shkelje të rëndë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Dhe e përsëris, do jetë i detyruar t’i pajisë deputetët me informacionin e plotë të përcjellë nga SPAK-u. Sa i takon atyre akteve që na kanë dhënë, sigurisht që kush ka interes prej jush mund të njihet me ta.

Folësi 1: zëvendëskryeministren dhe ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe tjetrin që e ka po krahun e djathtë, por të deleguar për marrëdhëniet me krimin e organizuar, koordinatorin e tij, Ergys Agasi. Shqiptarët nuk mund të jenë peng i një qeverisje të korruptuar dhe që bashkëpunon me krimin e organizuar. Prandaj unë dua t’i shpreh mirënjohjen secilit deputet të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që sot u ngrit në lartësinë e detyrës së tij për t’i shërbyer interesit publik. Së dyti, po, ne do të marrim nesër pjesë në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve, ku vota jonë dhe qëndrimi jonë është i qartë, pro drejtësisë dhe pro përgjegjësisë të një zyrtari të korruptuar, zyrtari më të korruptuar pas Edi Ramës, që është Belinda Balluku.

E kam thënë edhe dje, nuk do të ketë asnjë mundësi askush në atë kuvend që ta mbyllë korrupsionin e Belinda Ballukut në kasafortë. Së treti, dua të dënoj në emër të grupit parlamentar, shkeljen e procedurës parlamentare, procedurës kushtetuese dhe ligjore, që ka kryer kryetari i Kuvendit, Nikoll Peleshi. Ky nuk është rasti i parë, siç ju e dini, që vjen një kërkesë nga Prokuroria e Posaçme për të kërkuar autorizim për të hequr lirinë e një deputeti apo një ministri. Dhe procedura kushtetuese, ligjore dhe parlamentare është krejt e qartë. Sot që flasim, ju do të duhet t’i drejtoni pyetjen kryetarit të Kuvendit se ku e ka urdhrin e prokurorit që i ndalon deputetëve të njihen me materialet e plota të sjella nga Prokuroria e Posaçme. Ju garantoj që nuk ka asnjë urdhër të tillë, sepse nuk mund të ketë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, një urdhër të tillë.

Pra, deputetët, anëtarë të Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve, nuk janë njohur, pra jo vetëm provat, po dhe urdhri i prokurorit që pretendohet që ekziston, nuk i është vënë në dispozicion deputetëve. Dhe e dini pse? Sepse urdhri nuk ndalon deputetët të njihen me materialet, se s’mund t’i ndalojë deputetët të njihen me materialet. Urdhri ndalon të pandehurën Belinda Balluku të njihej me materialet e sjella në Kuvend. Dhe Nikoll Peleshi bën të kundërtën. Belinda Balluku ka marrë kopje të provave, sepse do të vijojë të intimidojë dëshmitarët, si dosja e Prokurorisë e ka provuar. Ndërkohë që deputetët që do të shqyrtojnë rastin në Këshillin e Mandateve, nuk lejohen të njihen me dokumentet. Pra ky proces ka nisur me një shkelje të rëndë nga ana e kryetarit të Kuvendit. Dhe e përsëris, do jetë i detyruar t’i pajisë deputetët me informacionin e plotë të përcjellë nga SPAK-u. Sa i takon atyre akteve që na kanë dhënë, sigurisht që kush ka interes prej jush mund të njihet me ta”, u shpreh Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …