Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, u shpreh se, Edi Rama është miliarder dhe se pasuria e tij fillestare në vitin 2014 kapte 200 milionë euro në banka offshore.
Berisha theksoi se kjo pasuri u ndërtua kryesisht përmes praktikave të dyshimta në ndërtim, duke inkasuar fitime nga kate shtesë pallatesh dhe projekte të tjera ndërtimi.
Berisha: Disa herë kam deklaruar se Edi Rama është miliarder dhe unë e dija kur bëja këtë deklaratë se e kishit të vështirë ta besonit, por unë e kam bërë këtë deklaratë të bazuar në dokumente, fakte.
Çdo shqiptar mban mend se në vitin 2014, në një raport sekret të OSBE, u deklarua se Edi Rama ka në bankat offshore 200 milionë euro.
Edi Rama nuk e përgënjeshtroi kurrë dhe nuk paditi kurrë autorin e raportit.
Nuk padiste dot një organizatë se ajo do i nxirrte çdo qindarkë.
Por një moment.
Edi Rama, pra, u bë kryeministër me 200 milionë euro në kontot bankare offshore.
Si u bë?
U bë absolutisht vetëm nëpërmjet kateve të ndërtimit.
Në çdo pallat, Edi Rama gjobiste me 1 apo 2 kate në varësi nga lartësia e pallatit, dhe nuk pranonte apartamentin, por pranonte vetëm shumën me çmimin e shitjes të apartamentit.
Dhe kjo është e faktuar.
Janë biznesmenë guximtarë që ia kanë thënë në sy, janë të tjerë që e kanë deklaruar prore.
Pikërisht me pallatet, me katet e pallateve, Edi Rama u bë kryeministër me 200 milionë euro të fshehura.
Por nga viti 2014 gjer sot, në 10-12 vite, Edi Rama, mos harroni se këto kanë qenë vitet e ndërtimit të pallateve më të shumta, më të larta në tërë historinë tonë.
Këtu Edi Rama nuk është ndaluar me një kat apo dy, por këtu ai ka inkasuar shumat e të paktën 4-5 kateve. Minimumi.
Por tani menaxher i 67 miliardë euro, që është totali i buxheteve 12-vjeçare, Edi Rama me lukuninë e tij, sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka shpërdorur dhe përvetësuar minimumi 90 përqind të tyre.
Kjo javë pra është java e zbulimit të madh.
E zbulimit të korrupsionit të përmasave të diktaturave afrikane të dikurshme.
Është java në të cilën Edi Rama hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe u vendos i tëri në mbrojtje të vjedhjeve të zbuluara me dokumente të Lubi Ballukut.
Të mbrojtjes të 300 apartamenteve të blerë me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Të mbrojtjes së jahteve të blera me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Dhe ai, urdhëroi në mënyrë më kriminale dje deputetët e tij të mos lejonin heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut për faktin e vetëm se në qoftë se Lubia ka 300 apartamente, Edi Rama ka minimumi 1500.
Se në qoftë se Lubia ka 2 jahte, Rama ka minimumi 5, nëse i janë dashtë.
Se në qoftë se Lubia ka 2 vila, Rama është pronar në resorte të tëra turistike.
Çfarë kam parë unë në portin e Durrësit, dhe pikërisht në atë kohë kam deklaruar se Edi Rama do me kusht të bëhet miliarder si Alabari, dhe në portin e Durrësit ku ndërtohet 12 mijë apartamente, 12 hotele me 5 dhe 6 yje, me pishina dhe të gjitha lukset e tjera, ka për pronar të parë absolutisht Edi Ramën, klanet e drogës dhe pastaj Al Alabarin.
Pra, java ishte java e zbulimeve më të mëdha të zeza për Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare.
Gazeta RD