Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në Facebook tha se, dosja Balluku është dosja Rama, prandaj dhe ai nuk do zbatojë kurrë urdhrat e prokurorisë dhe gjykatave. Ai tha se, ky tani e ka të qartë si drita e diellit se dosja Balluku është dosja Rama.
Berisha: Gëzuar dhe ju vitin e ri. Me keqardhje duhet t’ju përgjigjem se nuk ekziston absolutisht asnjë mekanizëm tjetër përveç protestës. Sepse siç e patë ju, Rama edhe pezullimin e anuloi nëpërmjet gjykatës politike kushtetuese apo organizatës së Partisë Socialiste.
Kështu që, Rama nuk do i heqë imunitetin as të vetes, as Lubi Ballukut. Rama dha mesazhe shumë të qarta. Madje ai kërkoi deputetëve të tij që të përzënë nga mbledhja prokurorët për Lubi Ballukun. Mos harroni që ky armik i votës së lirë, s’po hyj t’i jap shumë epitete të tjera, është pasardhës i një njeriu që ka firmosur varjen e kundërshtarit politik.
Në rastin e Sali Berishës, procedurën e ka kryer brenda dy orëve, ndonëse prokurorët politikë nuk sollën fare dosje, po sollën pretendimin se ka kundërshtuar vendimin e gjykatës.
Ky tani, që e ka të qartë si drita e diellit se dosja Balluku është dosja Rama.
Se dosja Balluku në tunelin e Llogarasë është dosja Rama.
Se dosja Balluku në aeroportin e Vlorës është dosja Rama.
Se dosja Balluku në unazën e Tiranës, 13 km të ndarë në 14 tendera është dosja Rama.
Se dosja Rama është dosja më e madhe, më e tmerrshme.
E ka shumë të qartë se dosja se dosja e inceneratorit të Tiranës është dosja Rama, para së gjithash. Se sterilizatorët dhe check-up-i janë dosja Rama para së gjithash.
Ky e di këtë punë. Ndaj dhe ky s’do pranojë kurrë, kurrë të zbatojë urdhrat e prokurorisë dhe gjykatave. Kështu që varet nga ne. Do pranojmë ne një diktaturë të plotë ku nuk ka më asnjë lloj shprese, përveçse një njeri që do përcaktojë fatin tonë? Apo do ngrihemi në një betejë përfundimtare kundër tij.
Gazeta RD