Berisha: Për Altin Troplinin dhe “Pojen e Skapit” pengmarrja për hir të kunatit të floririt nuk është krim!

Kryetari i PD, Sali Berisha, publikoi pjesë nga intervista e Arben Ahmetajt në Çim Peka LIVE, ku ai shprehet i habitur se pse nuk janë hetuar pengmarrjet e Gerond Meçes dhe Daniel Shimës, të dyja të lidhura me AKSHI-n, i njohur ndryshe edhe si kopshti privat i Edi Ramës.

Berisha shkruan se, për Altin Troplinin, “Pojen e Skapit” pengmarrja për hir të kunatit të floririt nuk është krim.

Gjatë intervistës, Ahmetaj tha se, zëvendësdrejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është rrëmbyer pas rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe.

“Mund të më thoni si ka mundësi që zoti Dumani nuk heton, brenda të njëjtës strukturë kriminale, rrëmbimin e Danielit.

Po tallje me popullin shqiptar është kjo?

Si ka mundësi mo?

Danieli është rrëmbyer pasi është rrëmbyer Gerondi në kohë.

Unë po të isha në vend të tij nuk do të guxoja ta bëjë këtë.

Se një ditë do dalin këto.

Është si ajo prokurori tjetër i Spakut, që ne nuk e dimë kush ka qenë, por e dimë që nuk ka qenë vëllai i kryeministrit”, tha Ahmetaj.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Rama po na izolon, më 24 janar të bashkohemi për të mbrojtur Shqipërinë nga babëzia, korrupsioni e kartelet e qeverisë!

Deputeti i PD, Klevis Balliu tha se, jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë …