Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas konfirmimit nga Prokuroria e Përgjithshme se gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi.
Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se, drejtësia tregohet e shpejtë si rrufe ndaj opozitës, ndërsa zvarritet qëllimisht kur bëhet fjalë për verifikimin e rasteve problematike të lidhura me pushtetin.
Reagimi
Drejtesi me regji, qe vepron si breshke per mashtruesit!!
Drejtesia qe me shpejtesi rrufeje pa asnje shkak rremben presidentin Meta ne rruge me horra policie dhe qe izoloi nje vit Berishen me vendimet e kesaj, me shpejtesine e breshkes i duhen dy vjet per te verifikuar nje shkrese per nje mashtruese me 3 mbiemra.
Dhe kjo pati fytyre e moral te denonte gjithe dynjane pa te drejte e duke shkelur cdo ligj.
Kjo sherbeu si kamikaxe se mbronte lekuren e vet.
Çfare turpi.
Gazeta RD