Berisha: Njeriut që po i vjen fundi po personalizon një akt të rëndësishëm ndërkombëtar si mburojë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në Kuvend se, di Rama se po përpiqet të personalizojë një akt të rëndësishëm ndërkombëtar për interesa personale dhe për t’u mbrojtur nga pasojat e aferave korruptive.

Berisha u shpreh se, njeriut që po i vjen fundi po personalizon një akt të rëndësishëm ndërkombëtar si mburojë.

Fjala në Kuvend

Thënë të gjitha këto, seanca merr një karakter të paimagjinueshëm vetëm e vetëm për shkak të përpjekjes primitive të një njeriu që tani po i vjen fundi që ta personalizojë këtë dhe çdo gjë tjetër si mburojë, pasi ajo që i rri në krah, po e merr me vete.
Po e merr me vete dhe jo pa të drejtë.
Jo.
Sepse ajo si një shërbëtore e bindur ka zbatuar çdo urdhër të tij.
Sepse nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë në Ankara dhe u bë pazari 50 milionësh.
Është ai që i dërgonte urdhra se si Unaza e ndarë në 14 tendera, 13 kilometra, të shpërndahej, të vidhej, të shumëfishohej, t’u jepej medieve të tij.
Është ai, i cili figuron në të gjitha analet ndërkombëtare si bashkëpunëtor i kryekartelit të botës, që është Sinaloa e Meksikës.
Është ai, i cili figuron kreu i organizatës kriminale me lidhjet më të fuqishme me kartelet e drogës, kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine, dhe që ka urdhëruar takimin në Aruba.
Është ai, i cili e ka shndërruar agjencinë shtetërore të Mirlindës në turpin e shekullit.
Në agjencinë më mafioze të planetit, që mund të ndodhë në organizatat e mafies të marrin peng, por që ndërmarrja shtetërore, agjencia shteërore të organizojë pengmarrje… pse i ngre duart ti ashtu? Kujton se e mbron ti ashtu?
Do t’u them një gjë këtu, mos u bëni ashtu sikundër nuk jeni sepse mbështesni të keqen e madhe.
Po çfarë do të thotë ajo? Kam respekt maksimal për Mirlindën, ndërkohë dy pengmarrje për baxhanakun.
Shkoni dhe merrni pak dëshmitë e Gerond Meçes. Janë të tmerrshme.
U them unë ju, ato të duket Lubia lule.
Po i jep zemër tani. Shiheni, shiheni.
Po, po të duket lule ç’janë ato.
Shkoni dhe merrini ato.
Atëherë, ky njeri që ka shndërruar në kopsht privat AKSHI-n dhe ka respektin më të madh për Mirlindën, për Mirlindën se aty merren pengje që tenderat t’i fitojë baxhanaku, ky njeri personalizon në marrëveshje, personalizon një ftesë e cila nënkupton në mënyrë absolute republikën e Shqipërisë.
Pa diskutim.
Çfarë do të thoni ju nesër kur të dëgjoni Lubinë në bankën e të akuzuarve të thotë se të gjitha m’i ka urdhër Palloshi?
Çfarë do thoni? Më thoni pak? A do skuqeni nga votimi që keni bërë?
Çfarë do thoni kur të dalin Ergys Agasi, kur të dalin videot e Ergys Agasit, çfarë do thoni pastaj ju?
Se edhe ju keni ndërgjegje, keni familje, keni njerëz, keni të afërm, keni zgjedhës.
Çfarë do u thoni ju atyre?
Çfarë do u thoni zgjedhësve tuaj që personalizoni një akt ndërkombëtar të rëndësishëm me emrin të nxirë të një njeriu, i cili… po, po, lëvize kokën ti, por ta them se e ke gabim, shumë shpejt do pendohesh për atë kokë që lëviz, vazhdo se mirë e ke, se edhe kjo i thoshte Skënderbeu, po ia ktheu Skënderbuçi pastaj. E pa kjo që foli këtu para jush që i ka ditët e numëruara, jo nga unë, por nga Lubia i ka ditët e numëruara.
Kjo është e vërteta.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi gjerman në zyrën e Ramës/ Mos mbro Ballukun dhe mos i bëj presion SPAK

Ministri gjerman, Günther Krichbaum gjatë vizitës së tij në Shqipëri mësohet se po zhvillon aktualisht …