Organizatat ndërkombëtare dënojnë dhunën e policisë në protestën e opozitës

Organizata ndërkombëtare “Safe Journalist” ka dënuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj gazetarëve.
“Të shqetësuar nga raportimet nga Tirana lidhur me gazetarët dhe operatorët e lënduar nga përdorimi i gazit lotsjellës gjatë mbulimit të protestës së sotme.
Goditja në zonat ku janë të pozicionuara mediat përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të detyrimit për mbrojtjen e gazetarëve gjatë ushtrimit të misionit të tyre dhe të lirisë së medias.
Po ashtu, mediat dhe organizatat mediatike duhet t’i japin përparësi sigurisë së stafit, duke siguruar që gazetarët e angazhuar në protesta me rrezik të lartë të pajisen me mjetet mbrojtëse kyçe, përfshirë maska kundër gazit, syze mbrojtëse dhe jelekë me dukshmëri të lartë”, thuhet në reagimin e organizatës “Safe Journalist”.

About Krye Redaktor

Check Also

Mesazhi i kreut të SPAK për funksionarët publikë që bashkëpunojne me krimin

Drejtuesi i Strukturës së Posaçmë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho ka reaguar …